arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın: Ėshtė momenti i duhur pėr reformėn nė arsimin e lartė

August 21st, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın: Ėshtė momenti i duhur pėr reformėn nė arsimin e lartė

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın: Ėshtė momenti i duhur pėr reformėn nė arsimin e lartė

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın në një intevistë për Top Channel ka vlerësuar nismën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke e cilësuar atë si momentin e duhur për kryerjen e reformave në arsimin e lartë. Sipas tij, është e rëndësishme që institucionet e arsimit të lartë të jenë të afta për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballen. Ndaj sipas tij kërkohet një modernizim i sistemit të arsimit, kurrikulave dhe infrastrukturës. Sipas tij, një nga veçoritë kryesore të Universitetit Epoka është dimensioni ndërkombëtar i tij. “Është momenti i duhur për kryerjen e reformës në arsimin e lartë dhe për kontrollin e ligjshmërisë. Është e rëndësishme që institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri të jenë të afta për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballen, ndaj kërkohet modernizim i menaxhimit të sistemit të arsimit, kurrikulave dhe infrastrukturës. Një nga veçoritë e univeristetit Epoka është dimensioni ndërkombëtar në mënyrë që studentët të gjejnë punë jo vetëm në tregun vendas por dhe atë ndërkombëtar”, u shpreh Prof. Altın.

Ndërkohë ai shprehet se Epoka është gati të presë studentë nga universitetit që janë mbyllur, por vuri theksin në faktin se Universiteti Epoka në të gjitha pranimet aplikon kritere të veçanta dhe një nga pikat kryesore është njohuria e gjuhës angleze për faktin se e gjithë mësimdhënia ofrohet në këtë gjuhë. 

Për studentë të cilët vijnë nga universitete të tjera, Prof. Altın thotë se ata do t’i nënshtrohen një interviste nga komiteti shkencor, sipas departamenteve përkatëse të universitetit. “Ne jemi gati të presim studentë që do të vijnë nga univeristetet që tanimë janë mbyllur. Por ne kemi dhe kriteret tona të pranimit. Studentët që ne pranojmë duhet të kenë nivel të mirë të anglishtes, pasi të gjitha lëndët  zhvillohen në anglisht. Ndonëse kur studentët regjistrohen në vit të parë kërkohet një mesatare e shkollës mesme 8, për studentë të cilët vijnë nga universitete të tjera duhet minimumi mesatarja të jetë 7 dhe më pas do t’i nënshtrohen një interviste nga komiteti shkencor, sipas departamenteve përkatëse”, u shpreh Prof. Altın.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share