arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Altın takohet me pėrfaqėsues tė IAESTE nė Shqipėri

October 2nd, 2013

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Altın takohet me pėrfaqėsues tė IAESTE nė Shqipėri

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Altın takohet me pėrfaqėsues tė IAESTE nė Shqipėri

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, me datë 2 tetor 2013, priti në një takim Drejtoren Ekzekutive të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkëmbimit të Studentëve për Përvojë Teknike (IAESTE) me qendër në Shqipëri, znj. Edlira Osmani. Gjatë takimit Prof. Dr. Altın dhe znj. Osmani diskutuan rreth mundësive potenciale të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy institucioneve.

Shoqata Ndërkombëtare për Shkëmbimin e Studentëve për Përvojë Teknike (IAESTE) e themeluar në vitin 1948 në Imperial College, Londër, është një organizatë e pavarur, jo-fitimprurëse dhe jo-politike, e cila ka në fokus të saj shkëmbimin e studentëve anëkënd botës. Ajo u ofron studentëve teknicienë (kryesisht në shkencë, inxhinieri dhe artet e aplikuara) kurse të vazhdueshme, trajnime, praktika pune me pagesë jashtë vendi dhe mundësi për kurse të vazhdueshme si dhe individëve punëdhënës të njohur dhe të vlerësuar, të trajnuar tepër të motivuar, projekte afatgjata dhe afatshkurtëra. Me mbi 80 vendet e përfshira dhe shkëmbimin e mbi 4000 trajnime çdo vit në mbarë botën, ajo është organizata më e madhe e llojit të saj në botë.

Gjatë takimit Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın i shoqëruar dhe nga drejtues të tjerë të këtij universiteti, diskutuan rreth temave kryesore të bashkëpunimit mes dy institucioneve, të tilla si krijimi i mundësive të stazhit për studentët, në të dy aspektet ato hyrëse dhe dalëse, krijimin e një rrjeti të kompanive të gatshme për të vepruar si partnerë, krijimin e një komiteti studentore lokal  në bashkëpunim të vazhdueshëm me qendrën e shoqatës në Shqipëri dhe që do të jetë e vendosur në ambientet e Universitetit, me synimin kryesor rritjen e ndikimit të shoqatës në vend, si dhe menaxhimin e aktiviteteve.

Përveç mundësive të bashkëpunimit të lartpërmendura, znj. Osmani prezantoi disa prej aktiviteteve të ardhshme të Shoqatës, të tilla si Panairi i Karrierës Online, Konferencë e Europës Qendrore dhe Forumin Sipërmarrës të Ballkanit. Këto aktivitete do të jenë të hapura për të gjithë studentët në mbarë botën dhe do të jenë veçanërisht interesante dhe të dobishme për studentët e universitetit Epoka. Ato do të shërbejnë si urë lidhëse për shkëmbimin e përvojave dhe pasurimin dhe rritjen e tyre si dhe për të prezantuar idetë e tyre të biznesit si dhe gjetjen e investitorëve dhe sponsorëve potencialë.

Në fund të takimit, Prof. Dr. Altin dhe znj. Osmani ranë dakord që të promovojnë pjesëmarrjen e Universitetit Epoka, si dhe të studentëve të saj në aktivitete të ndryshme të IAESTE, si dhe të rrisin rolin e Universitetit si një partner të Shoqatës në Shqipëri.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share