arrow

news

Rektori i Universitetit “Epoka” mori pjesė nė Ceremoninė e Diplomimit 2012-2013 tė Universitetit Trakya nė Edirne, Turqi

June 6th, 2013

Më 4 qershor 2013, Prof. Dr. Remzi ALTIN, Rektor i Universitetit “Epoka” mori pjesë në Ceremoninë e Diplomimit për vitin akademik 2012- 2013 të Universitetit “Trakya” në Edirne, Turqi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Prof. ALTIN pati një takim me  Prof. Dr. Yener YÖRÜK, Rektor i Universitetit “Trakya” si dhe me disa rektorë të tjerë te cilët ishin të pranishëm gjatë ceremonies.

Gjatë takimit, të dy rektorët diskutuan rreth konkretizimit të shkëmbimit  të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, bazuar në marrëveshjen ekzistuese të bashkëpunimit dypalësh dhe në Protokollin në kuadër të Programit “Mevlana” ndërmjet Universitetit “Epoka” dhe Universitetit “Trakya”.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share