arrow

news

Rektori i Universitetit “Epoka” merr pjesė nė takimin e parė tė Komitetit Drejtues tė projektit PERFORM

July 25th, 2016

Rektori i Universitetit “Epoka” merr pjesė nė takimin e parė tė Komitetit Drejtues tė projektit PERFORM

Rektori i Universitetit “Epoka” merr pjesė nė takimin e parė tė Komitetit Drejtues tė projektit PERFORM

Më 20 korrik 2016, u zhvillua në mjediset e Bibliotekës Tirana Times ceremonia e fillimit zyrtar të Projektit për Shkenca Sociale Efektive dhe të Përgjegjshme (PERFORM). Projekti PERFORM përqendrohet në forcimin e rëndësisë së shkencave sociale për procesin e reformave social-ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Projekti vë një theks të veçantë në avancimin e proceseve të vendimmarrjes së bazuar në fakte në lidhje me politikat publike, e cila shihet si një element thelbësor për zhvillimin e Shqipërisë. Universiteti “Epoka” është i përfshirë në këtë projekt si një institucion përfitues së bashku me institucione të tjera publike dhe private të arsimit të lartë në vend.
PERFORM është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Universiteti i Fribourg-ut.
Përmes një qasjeje sistemore, projekti PERFORM synon forcimin e komunitetit të shkencave sociale, krijimin e lidhjeve sistemore me proceset e reformave politike, organizatat e shoqërisë civile, sektorit privat dhe medias, si dhe krijimin e kushteve të favorshme dhe mekanizmave financiare.
Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Güngör Turan, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues të projektit PERFORM. Në takim u diskutua dhe u miratua kalendari kryesor i aktiviteteve dhe masave që do të ndërmerren gjatë muajve të ardhshëm në kuadër të projektit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share