arrow

news

Rektorėt e Universitetit Epoka dhe Universitetit tė Shkodrės zhvillojnė njė takim koordinues

March 3rd, 2015

Rektorėt e Universitetit Epoka dhe Universitetit tė Shkodrės zhvillojnė njė takim koordinues

Rektorėt e Universitetit Epoka dhe Universitetit tė Shkodrės zhvillojnė njė takim koordinues

Me datë 2 Mars, 2015 në ambjentet e Universitetit  ‘Luigj Gurakuqi’  në Shkodër  u zhvillua  një takim i përbashkët mes Rektorit te këtij universiteti, Prof.Dr. Artan Haxhi   dhe Rektorit të Universitetit Epoka Prof.Dr. Remzi Altin. Të pranishëm në takim ishin dhe përfaqësues të zyrave për projekte dhe marrëdhënje ndërkombëtare.
Në takim fillimisht u diskutua për sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri sikurse janë zhvillimi i burimeve njerëzore drejt orientimit ndaj kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. Më në detaje biseda u fokusua ne forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, zhvillimin e projekteve, botimin e një reviste shkencore  të përbashkët, formimin e një konsorciumi në mes universiteteve publike dhe private ne Shqipëri për anetarësimin në databaza te rëndesishme të revistave shkencore, etj. 
Temë kyçe në takim, ishte dhe aplikimi për grante në fushën e kërkimit shkencor si në programet Evropiane dhe në ato lokale e rajonale sipas fushave të ekspertizës nëpermjet inkuadrimit të  instituteve shkencore që funksionojnë në kuadër të të dy universiteteve. Ne bazë të sugjerimeve gjate bisedës, pritet intensifikimi bashkëpunimit në nivel të zyrave të kërkimit dhe projekteve për të organizuar konferenca  dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share