arrow

news

Rektorėt e Universitetit EPOKA dhe Universitetit POLIS zhvillojnė njė takim koordinues

April 1st, 2015

Rektorėt e Universitetit EPOKA dhe Universitetit POLIS zhvillojnė njė takim koordinues

Rektorėt e Universitetit EPOKA dhe Universitetit POLIS zhvillojnė njė takim koordinues

Me datë 1 Prill, 2015 në ambjentet e Universitetit  POLIS në Tiranë  u zhvillua  një takim i përbashkët mes Rektorit të këtij universiteti, Prof. Dr. Besnik Aliaj  dhe Rektorit të Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të zyrave për projekte dhe Institutit Shkencor Co-Plan.
Në takim fillimisht u diskutua për sfidat e arsimit të lartë në Shqipëri sikurse janë zhvillimi i burimeve njerëzore drejt orientimit ndaj kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. Më në detaje biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, zhvillimin e projekteve dhe botimin e një reviste shkencore  të përbashkët.
Temë kyçe e takimit  ishte  bashkëpunimi në nivel të zyrave të kërkimit dhe projekteve për të organizuar konferenca, revista dhe projekte shkencore të përbashkëta. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share