arrow

news

Projekti “Si tė bėjmė tiranėn njė qytet turistik bashkėkohor”; organizatorėt takim me studentėt e Universitetit Epoka

May 5th, 2014

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë , z. Fatos Hodaj dhe Përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës z. Ekrem Spahiu me datë 2 maj 2014 zhvilluar vizitë në Universitetin Epoka. Gjatë vizitës së tyre në Universitetin Epoka , z. Hodaj dhe z. Spahiu zhvilluan një takim të hapur me studentët e Universitetit Epoka .

Qëllimi i vizitës së tyre ishte prezantimi  i konkursin me temë "Si ta bëjmë Tiranën një qytet turistik bashkëkohor ". Ky konkurs është organizuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me mbështetjen e fondacionit gjerman " Hanss Seidel " dhe në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës , Bashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Qëllimi i këtij konkursi është të mundësojë një përfshirje sa më të gjerë të studentëve përmes hartimit dhe mbështetjes së nismave për përmirësimin e turizmit të qytetit, nëpërmjet hartimit të projekt-ideve. Ata ftuan studentët e të gjithë departamentëve të marrin pjesë në këtë konkurs. Sipas tyre afati i fundit për aplikim është data 8 maj 2014, ora 16:00.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share