arrow

news

Projekti i Universitetit Epoka publikohet nė Librin “ Kėrkime mbi Biznesin” nė Gjermani

November 7th, 2016

Projekti i Universitetit Epoka publikohet nė Librin “ Kėrkime mbi Biznesin” nė Gjermani

Projekti i Universitetit Epoka publikohet nė Librin “ Kėrkime mbi Biznesin” nė Gjermani

Departamenti i Ekonomiksit në bashkëpunim me Zyrën e të Diplomuarve dhe të Planifikimit të Karrierës së Universitetit Epoka nisi në maj të 2014-s, projektin e titulluar  “ Aftësitë e të Diplomuarve dhe Mundësia e Punësimit në Tregun e Punës: Pritshmërite e të Diplomuarve dhe Perspektivat e Punëdhënësve”.  Grupi i punës së këtij projekti kryesuar nga Prof. Dr. Güngör Turan, Professor i Ekonomisë së Punës dhe Politikave Sociale i përbërë nga Assoc. Prof. Dr. Eglantina Hysa, Profesore e Asociuar e Studimeve të Zhvillimit, znj. Mergleda Hodo, Asistente Kërkimore e Departamentit të Ekonomiksit si edhe znj. Marsela Fejzaj, Specialiste e Zyrës së Diplomuarve dhe të Planifikimit te Karrierës. Projekti u përzgjodh me sukses për t’u financuar nga zyra e Kërkimeve dhe Projekteve të Universitetit Epoka. 
Objektivi kryesor i këtij projekti ishte të përcaktonte në çfarë mase të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave  Ekonomike dhe Administrative e ndjejnë veten të përgatitur dhe të aftë për tregun e punës. Gjithashtu, projekti kishte si synim të gjente mënyrën se si departamentet e këtij fakulteti si edhe Dekanati i Studentëve të Universitetit Epoka mund të kontribojë në rritjen e punësimit të studentëve të tyre sidomos në këtë kohë të turbullt ekonomike. Rezultatet e projektit ofruan sugjerime të rëndësishme për Fakultetit të Shkencave  Ekonomike dhe Administrative mbi ndryshimet e nevojshme që duhet të kenë parasysh në mënyrë që t’i përshtaten sa më mirë tregut të punës. Ky studim është kryer për herë të parë në Universitetin Epoka dhe mund të shërbejë si model suksesi për departamntet e tjera të universitetit. 
Projekti u publikua si rast studimi nga shtëpia botuese e Universitetit Epoka dhe një kopje e studimit gjendet gjithashtu edhe në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-9928-135-17-9. Si përfundim, studimi u bë pjesë e librit  “ Kërkime mbi Biznesin”  i cili u publikua në Gjermani nga Shtëpia Botuese Peter Lang. Libri mund të aksesohet lehtësisht në adresën https://www.peterlang.com/view/product/25643.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share