arrow

news

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e katėrt nė Danimarkė dhe Suedi

July 13th, 2017

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e katėrt nė Danimarkė dhe Suedi

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e katėrt nė Danimarkė dhe Suedi

Takimi i katërt i projektit Erasmus+ "“Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE, u zhvillua më 26-29 qershor 2017 në Universitetin Teknik të Danimarkës (DTU) në Danimarkë dhe në Universitetin e Lundit në Suedi. Partnerët nga Universiteti Teknik i Danimarkës dhe Universiteti i Lundit organizuan workshopin katër-ditor të projektit K-FORCE. Dy ditët e para të punës (26 dhe 27 qershor) u zhvilluan në kampusin e DTU, ndërsa dy ditët e tjera të punës u zhvilluan në Kampusin e Universitetit të Lundit.
Gjatë dy ditëve të para (26-27 qershor, Universiteti DTU), fillimisht u prezantuan  rezultatet e arrirra dhe hapat e mëtejshme nga përfaqesuesit e Universitetit Novi Sad.  Seminari vazhdoi me prezantime të hollësishme të modeleve të kurrikulave (master) të DRM & FSE  nga çdo partner duke përfshirë kurrikulën dhe  draftet e syllabusit. Rezultatet e diskutimit u përqendruan tek lëndët e përbashkëta që duhet të ketë çdo partner i projektit. Përveç kësaj, lëndët  potenciale të përbashkëta: Analiza e Rrezikut në Proçesin e Vendim-Marrjes dhe Përballja  Ekonomike / Financiare ndaj Rreziqeve u prezantuan nga përfaqësuesi i Universitetit të Novi Sadit. Gjatë udhëtimit dy ditor studimor në DTU, Danimarkë, u realizua një vizitë në ambientet laboratorike.
Dy ditët e tjera (28-29 qershor, Universiteti LUND), kryesisht u përqëndruan në zhvillimin e kurrikulave të Doktoraturës  në Universitetin e Novi Sadit. Axhenda vazhdoi me vlerësimin e tendencave të BE-së në DRM & FSE dhe krahasimin e modeleve të PhD dhe kurrikulave në DRM & FSE. Përveç kësaj, u prezantuan tema mbi mësimdhënien nga njësia pedagogjike universitare. Gjatë dy ditëve te workshopit në Lund, u prezantuan analizat e burimeve njerëzore të stafit potencial mësimdhënës  për DRM & FSE master dhe PhD. Në fund, u realizua një vizitë në ambientet laboratorike në Universitetin e Lundit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share