arrow

news

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e gjashtė nė Universitetin e Ziline, Sllovaki

February 12th, 2018

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e gjashtė nė Universitetin e Ziline, Sllovaki

Projekti Erasmus+ K-FORCE zhvillon takimin e gjashtė nė Universitetin e Ziline, Sllovaki

Universiteti i Zilines ne Sllovaki organozoi takimin e gjashte te Projektit  Erasmus + K-FORCE . Takimi u zhvillua në 29 janar - 02 shkurt 2018.  Dy ditët e para të punës (29 dhe 30 janar) u zhvilluan në Zilinë, ndërsa tri ditët e tjera (31 janar - 02 shkurt) u zhvilluan në Besanova. Gjatë dy ditëve të para, u prezantuan punet e perfunduara deri tani nga Universiteti i Novi Sadit me qëllim per te diskutuar  arritjet e deritanishme dhe hapat e metejshem. Universiteti i Shkupit paraqiti raportin mbi kontrollin e cilësisë te vlerësimit te brendshëm të eventeve dhe puneve të organizuara më parë dhe rekomandimet për përmirësim. Përveç kësaj, u paraqit një raport përmbledhës i ngjarjeve dhe aktiviteteve të organizuara nga partnerët e projektit. U diskutuan rekomandime për përmirësim dhe udhëzime për hapat e ardhshëm. Gjithashtu,  u prezantua vetëvlerësimi nga të gjithë partnerët e projektit duke përfshirë dhe Universitetin Epoka. Çdo institucion përshkroi punën e deritanishme, pikat e forta, dobësitë si dhe hapat e ardhshëm. Gjatë ditës së dytë, u prezantuan materialet e mësimit dhe platforma e-learning, (webinarë të regjistruar dhe materiale mësimor) te vendosura në faqen e internetit të projektit. Përveç kësaj, u diskutua hapja e kurseve (LLL Courses).
Gjatë tre ditëve të tjera, u mbajtën tre workshop kryesore. Ne ditën e tretë, workshopi u bazua në zhvillimin e kurseve LLL. Qëllimi ishte analizimi i nevojave të WBC për kurset e LLL sipas të dhënave të marra, përcaktimi i njohurive, aftësive dhe kompetencave të kërkuara, përshtatja e materialeve të zgjedhura të nivelit master dhe diskutimi se si të ofrohen keto kurse të LLL. Ne diten e katërt, workshopi u bazua në materialet mësimore të nevojshme për programin. Qëllimi i workshopit te kesaj dite ishte të përcaktonte njohurite se si të përmirësohet zhvillimi i ardhshëm i materialeve të mësimit elektronik, transferimet e  njohurive për përgatitjen e webinareve si dhe  detajet për botimin e teksteve. Gjatë ditës së fundit, workshopi u bazua në platformën b-learning, duke përcaktuar metodologjinë rreth platformës që do të përdoret brenda projektit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share