arrow

news

Programi i Lidershipit u mbyll me sukses

April 19th, 2016

Programi i Lidershipit u mbyll me sukses

Programi i Lidershipit u mbyll me sukses

Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe e Studentëve të Diplomuarve në bashkëpunim me Klubin studentor  Women’s Leadership organizuan me sukses programin “Freshman Leaders”. Programi nën moton ""Drejt një karrierë të fortë""  ishte i përbërë nga katër seanca të mbajtura në katër institucione të ndryshme. Qëllimi i programit ishte që të orientojë studentët drejt hapave të karrierës, se si ata të pergatiten për te përmbushur kërkesat për një pozicion të mirë në tregun e punës.
Seminari i parë u mbajt në ambientet e Universitetit Epoka nga Zj. Teuta ÜSTÜNDAĞ, asistente e Zv. Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ndërsa seminari i dytë u mbajt në Bankën Intesa Sanpaolo nga Zj.Entela Zigori, drejtoreshë e departamentit të burimeve njerëzore. Znj Zigori dha një mesazh shumë të rëndësishëm për studentët, që në një mjedis pune ""Gjithkush është i rëndësishëm, por askush nuk është i domosdoshëm"", që do të thotë se çdokush duhet të punojë shumë për të patur sukses në një vend pune. Seanca e tretë dhe të katërt u pritën nga Vodafone Albania dhe Tirana Business Park, përkatësisht. Këto të fundit u fokusuan kryesisht në mënyren e përgatitjes së një CV-je, një letër motivimi dhe si duhet vepruar gjatë një interviste punë. Drejtoresha e Përgjithshme e TBP, Zj. Anna Stadler  theksoi të përpikmërinë, motivimin dhe saktësinë e gjërave të shkruara në CV. Ajo gjithashtu këshilloi studentët të mos ndjekin formatet standarde të CV-ve, por më tepër të krijojnë formatet e tyre.
Në fund të këtij programij, të gjithë studentët që morën pjesë në trajnim u pajisën me çertifikata. Znj. Stadler dhe Z. Uğur Ergün u ftuan për të shpërndarë çertifikatat e studentëve. Kjo ide inovative e zbatuar me sukses ishte një ndër aktivitetet e shumta që Universiteti Epoka mbështet në mënyrë që të ndihmojë studentët të zhvillohen dhe të jenë të denjë për tregun e punës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share