arrow

news

Programet e studimit tė doktoraturės, Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve

January 22nd, 2014

Programet e studimit tė doktoraturės, Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve

Programet e studimit tė doktoraturės, Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve

Universiteti Epoka shpall nisjen e aplikimeve në programet e studimit të doktoraturës në programet e mëposhtme, të ofruara në bazë të  urdhëresës Nr. 565, datë 19.11.2012, të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

  • Arkitekturë
  • Inxhinieri Ndërtimi
  • Inxhinieri Kompjuterike
  • Ekonomiks, në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë Bankë”
  • Shkenca Politike dhe Marrdhënie Ndërkombëtare
  • Administrim Biznesi

Personat që dëshirojnë të aplikojnë në programin e doktoraturës duhet:

a) të kenë përfunduar Masterin Shkencor, ciklin e dytë të integruar të studimeve, ose çfarëdo diplome ekuivalente për programin e doktoraturës, e përcaktuar më përpara nga komiteti shkencor.
b) të kenë një mesatare të paktën 2.70 nga 4.00 ose 8 nga 10 nga Masteri Shkencor,  cikli i dytë të integruar të studimeve, ose çfarëdo diplomë ekuivalente për programin e doktoraturës, e përcaktuar me përpara nga komiteti shkencor.
c) Aplikantët duhet të vërtetojnë se kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze:

i. të kenë studiuar gjatë ciklit të parë të studimeve në gjuhën angleze
ii. rezultate të TOEFL IBT të paktën 70
iii. ose të paraqesin rezultatin ekuivalent të provimeve të gjuhës angleze të njohura ndërkombtarisht sipas direktivës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr.14 , datë 28.03.2011 "Për njohjen e provimeve të gjuhës angleze programet për ciklin e dytë dhe të tretë të studimit".

Lista e aplikimit

Për regjistrimin në programin e doktoraturës, aplikanti duhet të dorezojë dokumentat e mëposhtëm në Zyrën e zgjedhjes së studentëve:

a) Diplomën origjinale ose kopjen e noterizuar e diplomës së Masterit Shkencor, ciklit të dytë të studimeve ose çfarëdo diplome tjetër të barazvlefshme e përkthyer në gjuhën angleze dhe në shqip.
b) Një liste zyrtare notash të ciklit të parë të studimeve (Bachelor) ose të çfarëdo cikli studimesh ekuivalente e përkthyer në gjuhën angleze dhe në shqip.
c) Një listë zyrtare notash të studimeve të Masterit Shkencor ose të çfarëdo cikli studimesh ekuivalent e përkthyer në gjuhën angleze dhe në shqip.
d) Nëse kandidati ka përfunduar Master i Shkencave/Master i Arteve, ose studime të integruara të ciklit të dytë ose ndonjë program tjetër studimi ekuivalent në një institucion të huaj studimi, ai duhet të paraqesë edhe dokumentin mbi ekuivalencën e studimeve dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, të përkthyera në gjuhën angleze.
e) rezultati i provimit TOEFL ose rezultati i njërit prej provimeve të njohura ndërkombëtarisht i gjuhës angleze , siç përcaktohet në Direktivën e Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.14 , datë 28.03.2011 "Për njohjen e provimeve të gjuhës angleze për studimin e ciklit të dytë dhe të tretë programet ";
f) Dy letra reference akademike të aplikuesit
g) Curriculum Vitae
h) Një propozim të temës në të cilën aplikuesi dëshiron të punojë për të përgatitur disertacionin e tij/saj.

Tarifat e studimeve

a) Tarifa e studimit (për tre vitet e para akademike):

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë: 3500 € për një vit akademik.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative: 3000 € për një vit akademik.

b) Tarifa e studimit për stafin me kohë të plotë të institucionit:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë: 2000 € për një vit akademik.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative: 2000 € për një vit akademik.

c) Tarifa e studimit për studentët që janë diplomuar me notën mesatare më të lartë në një nga programet e studimit Bachelor të ofruara nga Universiteti Epoka gjatë dy viteve të fundit akademike:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë: 2000 € për një vit akademik.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative: 2000 € për një vit akademik.

d) Tarifa për vazhdimin e studimeve të doktoraturës përtej periudhës trevjeçare akademike:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë: 1000 € për një vit akademik.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative: 1000 € për një vit akademik.

Afati i fundit i aplikimeve është data 14 shkurt 2014

Kontakte

Zyra e Pranimit dhe e Regjistrimit
Universiteti Epoka

Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, 1039,
Tiranë/SHQIPËRI
E-mail: admissions@epoka.edu.al
Tel: +355 4 22 22 178
Fax: +355 4 22 22 117
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share