arrow

news

Profesorėt tanė do tė drejtojnė skuadrėn kombėtare shqiptare nė Olimpiadės Ndėrkombėtare tė Informatikės

May 26th, 2014

Assist. Prof. Dr. Ilir Çapuni dhe Prof. Ibrahim Mesecan, pedagogë në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin tonë do të udhëheqin ekipin kombëtar shqiptar të nxënësve të shkollave të mesme në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës, respektivisht në cilësinë e udhëheqësit dhe ndihmës udhëheqësit.

Gjatë semestrit të kaluar, profesorët tanë, në bashkëpunim dhe me mësuesit e shkollave të mesme të informatikës, kanë trajnuar këta nxënësit e skuadrës kombëtare, të cilët kanë shkëlqyer në Olimpiadën Kombëtare të Shqipërisë. Nxënësit e skuadrës shqiptare jo vetëm që kanë treguar sukses të madh në Olimpiadën Kombëtare, por ata kanë marrë pjesë në garat e programimit të organizuara nga Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka dhe në Olimpiadën e organizuar në Mal të Zi.

Prof. Çapuni dhe Prof. Mesecan , të ndihmuar nga një student i Inxhinierisë Kompjuterike, dhe një ish- konkurrent i Olimpiadës Arnold Drita, do të trajtojnë sërish ekipin shqioptar, duke shpresuar për rezultate të mëdha në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës, e cila do të zhvillohet nga data 13 deri më datë 20 korrik 2014, në Taipei, Tajvan.

Universiteti Epoka i uron profesorëve tanë dhe skuadrës shqiptare suksese!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share