arrow

news

Profesoret gra pėrballė profesorėve burra; Pas ēdo burri tė suksesshėm qėndron njė grua

May 15th, 2014

Profesoret gra pėrballė profesorėve burra; Pas ēdo burri tė suksesshėm qėndron njė grua

Profesoret gra pėrballė profesorėve burra; Pas ēdo burri tė suksesshėm qėndron njė grua

Klubi studentor “Women Leadership” në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve, më datë 14 maj 2014 organizoi debatin "Gratë përballë burrave" me pjesmarrjen e pedagogë të Universitetit Epoka, një aktivitet që tërhoqi vëmendjen e studentëve dhe u vlerësua prej tyre si një ndër aktivitetet më interesantë të këtij vitit akademik. Tema e këtij debate ishte "Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua ". Sipas formatit të këtij debati, ekipi i profesorëve burrave duhet të ishte kundër kësaj shprehjeje, ndërsa ekipi i profesoreve femr ishin pro kësaj shprehjeje. Debati ishte tepër interesante dhe ngalli kureshtjen e shumë studentëve, të cilët mbushën sallën e konferencave për më shumë se një orë.

Profesorët  pjesë e ekipit të femrave ishin, znj. Mirjana Sejdini, znj. Mirela Alhasani dhe znj. Frida Pashako, ndërsa z. Bekir Çınar, z. Abdulmenaf Sejdini dhe z. Armando Demaj ishin pjesë e ekipit të burrave. Studentët si dhe pjesëtarët e stafit akademik dhe administrative të Universitetit Epoka mbështetën profesorët në këtë diskutim interesant.

Në fund të debatit, studentët patën mundësi të vlerësojnë profesorët pjesëmarrës në këtë debat, në përputhje dhe me pozicionin e tyre të paracaktuar, pavarësisht mendimeve personale të tyre, ku secili prej tyre i ndau me të pranishmit në fund të debatit. Sipas vlerësimit të studentëve të pranishëm në sallë, ekipi i burrave fitoi këtë "konkurs". Ky aktivitet duke filluar nga ky vit akademik do të shëndërrohet në një traditë nga klubi studentor ‘Women Leadership”.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share