arrow

news

Prof. Dr. Zeynep Kuban mban njė Seminar nė Universitetin Epoka

April 23rd, 2015

Prof. Dr. Zeynep Kuban mban njė Seminar nė Universitetin Epoka

Prof. Dr. Zeynep Kuban mban njė Seminar nė Universitetin Epoka

Në vazhdën e aktiviteteve ekstrakurrikulare të organizuara nga Departamenti i Arkitekturës, Prof. Dr. Zeynep Kuban, Shefe e Katedrës së Historisë së Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës – Universiteti i Stambollit, ishte ftuar për të referuar temën e titulluar  “Bizantion, Constatinopolis, Istanbul-Old and New”. Prof. Dr. Kuban u prit edhe nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë Assoc. Prof. Dr. Hüseyin Bilgin.
Prof. Dr. Kuban bëri një paraqitje të historisë së zhvillimit urban dhe arkitektonik të qytetit të Stambollit nga periudha prehistorike deri në sfidat e periudhës bashkëkohore. Ajo i mëshoi faktit se qyteti i pozicionuar midis lindjes dhe perëndimit, kyeqytet i disa perandorive, është bërë objekt i  zhvillimeve urbane drastike nën influencën e politikës. Znj. Kuban theksoi se përtej stratave historike Romake-Bizantine dhe Osmane  që mbivendosen duke formuar një karakter palimpsest të qytetit, zhvillimet urbane në periudhën republikane të Turqisë kanë prodhuar një qytet metamorfik.
Pas prezantimit, Prof. Dr. Kuban u takua me lektorë të stafit të Departamentit të Arkitekturës, të cilët e prezantuan me  ambientet e departamentit dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share