arrow

news

Prof. Dr. Turan pjesmarrės nė Konferencėn Forcimi i lidhjeve nė Evropėn-Juglindore; Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit

September 21st, 2013

Dekani i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Prof. Dr. Güngör TURAN mori pjesë në konferencën me temë: “Forcimi i lidhjeve në Evropën-Juglindore. Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit” e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, datë 19 Shtator 2013.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama,  përfaqësues nga rrethet akademike në vend, në rajon, e më gjerë, përfaqësues nga sistemi bankar, institucione shtetërore, organizma ndërkombëtarë në Shqipëri si dhe  nga Banka e Shqipërisë. Kjo konferencë u organizua si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit të Oksfordit.
Temat kryesore që u diskutuan gjatë punimeve të konferencës u përqendruan kryesisht mbi zhvillimet më të fundit ekonomiko-financiare ne vendet e rajonit si dhe sfidat me të cilat këto ekonomi po përballen. Gjatë konferencës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Fullani nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesin e Universitetit të Oksfordit, z. Othon Anastasakis, për një periudhë tjetër tre vjeçare. 

Marrëveshjen e parë me Universitetin e Oksfordit, Banka e Shqipërisë e nënshkroi në shtator të vitit 2010. Qëllimi i bashkëpunimit është kryerja e kërkimeve shkencore për nxitjen dhe thellimin e njohurive mbi politikat ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe rajoni, si dhe vlerësimi i mundësive politike për nxitjen e rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike në rajon, si dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share