arrow

news

Prof. Dr. Remzi Altın mori pjesė nė ceremoninė e nisjes sė vitit akademik 2013-2014 nė universitetin Trakya dhe Namik Kemal

October 11th, 2013

Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın me 8 tetor 2013 mori pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik 2013-2014 në universitetin Trakya, në Edirne si dhe në ceremoninë e nisjes së vitit akademik të zhvilluar në universitetin Namik Kemal, në Tekirdağ më 9 tetor 2013.

Universiteti Trakya dhe Namik Kemal ndodhen në pjesën europiane të Turqisë dhe janë dy prej institucioneve më të të rëndësishme të arsimit të lartë në rajonin Trakës, të cilët synojnë të kenë një bashkëpunim të ngushtë me universitetet e Ballkanit.

Me rastin e këtyre ceremonive, Prof. Altın zhvilloi takime me homologët e tij të të dy universiteteve, me të cilët diskitoi mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes universitetit Epoka dhe këtyre dy universiteteve, duke patur në fokus të veçantë shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share