arrow

news

Prof. Dr. Remzi Altın merr pjesė nė punimet Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare nė Shkencat e Edukimit

March 29th, 2013

Prof. Dr. Remzi Altın merr pjesė nė punimet Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare nė Shkencat e Edukimit

Prof. Dr. Remzi Altın merr pjesė nė punimet Konferencės sė Dytė Ndėrkombėtare nė Shkencat e Edukimit

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın më 29 mars 2013 mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Shkencave të Edukimit, Shkencave Arsimore me temë “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në edukim”, e cila u organizua nga Universiteti Hëna e Plotë – BEDËR. Punimet e konferencës u përshendetën nga Kryetari i Konferencës, Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli, Rektori i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, Rektorit i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın dhe Drejtoresha e Institutit për Zhvllimin e Arsimit, Dr. Tidita Abdurrahmani.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın falënderoi organizatorët për ftesën dhe vuri theksin në rëndësinë e zhvillimit gjthnjë në rritje dhe risive në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, si një instrument që duhet të përdoret me potencialin e saj të plotë, në shërbime të objektivave dhe rritjes së efikasitetit, cilësisë dhe transparencës në procesin arsimor. "Të gjithë universitetet duhet menjëherë t'i përgjigjet këtyre ndryshimeve duke e rifreskuar kurrikulën e tyre dhe metodat e mësimdhënies, në mënyrë që të jenë në gjendje që të rrisin numrin e të diplomuarve, të cilët janë të përgatitur dhe zotërojnë aftësi të të menduarit kritik, zgjidhje të problemeve dhe të punojnë në grup, aftësi të cilat janë një kërkesë në rritje dhe e domosdoshme e tregut modern të punës. Përfshirja aktive e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në procesin mësimor do të kontribuojë në rritjen e numrit të të diplomuarve me cilësitë e lartpërmendura", u shpreh Prof. Dr. Remzi Altın.

Rektori i Universitetit Epoka ndau me pjesëmarrësit disa prej arritjeve dhe zhvillimeve të Universitetit Epoka në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunimimit si dhe ndikimin mjaft pozitiv që aplikacione të tilla kanë patur në funksionimin e universitetit. "Në fazën e themelimit, Universiteti Epoka në mënyrë të veçantë vuri theksin në përdorimin e gjerë të teknologjisë së informacionit në operacionet e përditshme të institucionit. Për këtë qëllim, u përditësuan shërbimet me bazë internetin (uebin), të cilat u miratuan dhe u vunë në zbatim, duke mundësuar lidhjen e të dyja palëve të përfshira në këtë proces komunikimi, studentëve dhe stafit akademik. Përmes kompjuterave të tyre personalë si dhe ‘kioskave elektrokike’ të këtij sistemi, studentët kanë akses të plotë në programin e kurseve të tyre, përqindjen e mungesave, notat e tyre dhe çdo informacion tjetër të duhur”, u shpreh Prof. Dr. Remzi Altın. Sipas tij përdorimi i gjerë i teknologjisë së informacionit është një nga arsyet që Universiteti Epoka është vlerësuar, veçanërisht nga Webometrics, si një nga universitetit më të aksesuar në internet, në mesin e shumë universiteteve të tjera shqiptare. "Bazuar edhe në përvojën tonë, e them me plotë besim se të gjithë universitetet shqiptare duhet të vënë theksin më shumë në aspekteve që lidhen me aplikimin e Teknologjisë së Informacionit në aktivitetet e tyre, në mënyrë që të sigurojnë dhe një përmirësim të vazhdueshëm të aktiviteteve të tyre të mësimdhënies dhe operacioneve të tjera, si dhe të përfitojnë më shumë shikueshmëri ndërkombëtare", u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij Prof. Dr. Remzi Altın vlerësoi si tepër të rëndësishëm përfshirjen aktive të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në procesin mësimor dhe tha se kjo do të kontribuojë në rritje e numrit të të diplomuarve cilësore, të cilët janë një kërkesë e lartë e tregut, i cili ndryshon me shpejtësi dhe synon individë që ofrojnë zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe që zotërojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe që janë të aftë për të punuar në grup.

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në Edukim”, mblodhi sëbashku akademikë, shkencëtarë, inxhinierë, studiues kryesor të industrisë dhe studentë, të cilët shkëmbyen dhe ndanë përvojat e tyre si dhe rezultatet e kërkimit për të gjitha aspektet që lidhen me Shkencat e Edukimit dhe Teknologjisë, si dhe diskutuan mbi sfidat praktike të hasura si dhe zgjidhjet e miratuara në këtë fushë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share