arrow

news

Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE 2

April 22nd, 2015

Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE 2

Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE 2

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin mori pjesë si ekspert në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Zhvillimet në Inxhinierinë e Ndërtimit – CSCE, e mbajtur në Romë, Itali, në datat 18-19 prill. Në këtë konferencë morën pjesë shumë studiues nga rreth 44 shtete të ndryshme duke përfshirë vende si Shqipëria, Belgjika, Brazili, Franca, Gjermania, Italia, Turqia, Shtetet e Bashkuara etj. të cilët prezantuan denjësisht punimet e tyre.
Dr. Bilgin mbajti një referim me temë: Vlerësimi i proçedurave dhe analizave mbi performancën sizmike të godinave. Ai diskutoi për zhvillimet e reja në fushën e inxhinierisë sizmike duke krahasuar filozofitë e projektimit bazuar në rezistencë me atë bazuar në deformim. Gjatë mbylljes, u bënë përfundime të përgjithshme dhe u përmblodhën disavantazhet e proçedurave në  zbatimet teorike dhe praktike.
CSCE 2015 organizohet nga Instituti i Inxhinierëve Studiues dhe Doktorëve, të cilët sjellin akademikë  inovativë dhe ekspertë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Strukturave në nje forum të përbashkët. Qëllimi kryesor i konferencës ishte promovimi i aktiviteteve zhvillimore dhe kërkimore në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjithashtu, një qëllim tjetër ishte promovimi i shkëmbimit të informacioneve midis studiuesve, inxhinierëve të fushës, studentëve dhe të gjithë personave të angazhuar anembanë botës.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share