arrow

news

Prof. As. Dr. Dervishi udhėheq me sukses workshop-in nė Universitetin “Özyeğin”

April 29th, 2015

Prof. As. Dr. Dervishi udhėheq me sukses workshop-in nė Universitetin “Özyeğin”

Prof. As. Dr. Dervishi udhėheq me sukses workshop-in nė Universitetin “Özyeğin”

Prof. As. Dr. Sokol Dervishi, Përgjegjës i Departamentit të Arkitekturës në Universitetin “Epoka”, drejtoi si profesor i ftuar workshop-in me temë “Përfshirja e Modeleve të Simulimit Kompjuterik në strategjinë e dizenjimit në arkitekturë dhe projektim urban” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Projektimit në Universitetin “Özyeğin” në Turqi, në datat 8-11 prill 2015. 
Qëllimi i workshop-it në fjalë ishte trajtimi i përdorimit të programeve të simuluara software në analizën dhe optimizimin e ndërtesave dhe sistemeve me performancë të lartë. Si i tillë, programi i jep mundësi arkitektëve dhe inxhinierëve të testojnë, vlerësojnë dhe ti përgjigjen me një shumëllojshmëri strategjish sfidave në këtë kuadër.  Nëpërmjet përdorimit të software-ve të simuluara, profesionistëve të projektimit u jepet mundësia të studiojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të parashikojnë impaktin e vendimeve në performancën e ndërtesave duke filluar nga fazat e hershme të projektit, pa investime të konsiderueshme për llogaritje manuale. Seminari në fjalë zgjoi interesin e shumë akademikëve që punojnë në të njëjtën fushë kërkimore dhe të studentëve të Universitetit “Özyeğin”. 
Fakulteti i Arkitekturës edhe i Projektimit (FAP) në Universitetin “Özyeğin” dhe Departamenti i Arkitekturës, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin “Epoka”, nënshkruan marrëveshjen dypalëshe më 17 dhjetor 2013, marrëveshje e cila parashikon mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, të tilla si mobiliteti i studentëve dhe stafit, aktivitetet e përbashkëta kërkimore, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike; bashkëpunime në organizimin e trajnimeve afatshkurtra, shkëmbimi i materialeve akademike të botuara dhe informacione të tjera si dhe programe të veçanta akademike afatshkurtra. 
Të dy palët po punojnë fort me qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit në kuadër të materializimit të marrëveshjes së lartpërmendur. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share