arrow

news

Procesi i regjistrimit pėr kandidatėt nga Kosoca, Maqedonia dhe Mali i Zi

August 12th, 2016

Procesi i regjistrimit pėr kandidatėt nga Kosoca, Maqedonia dhe Mali i Zi

Procesi i regjistrimit pėr kandidatėt nga Kosoca, Maqedonia dhe Mali i Zi

Fillon procesi i regjistrimeve në të gjitha programet Bachelor si dhe në programin e integruar 5-vjeçar në Arkitekturë për kandidatët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
 
12 -19 gusht Kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët me kombësi shqiptare nga Maqedonia dhe Mali i Zi aplikojnë pranë Universitetit “Epoka” sipas kuotave të deklaruara për çdo program studimi, duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:
  • Formularin e plotësuar të aplikimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë;
  • Kopje e dokumentit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është në proces njohjeje;
  • Fotokopje e diplomës/dëftesës;
  • Fotokopje e listës së notave.
Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi në Universitetin “Epoka”.
5 shtator Pas përllogaritjes së mesatares së arsimit të mesëm për çdo kandidat, Universiteti "Epoka" shpall listën paraprake të fituesve për çdo program studimi
12 shtator Universiteti "Epoka" shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi
13-19 shtator Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e mëposhtme:
  • Kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, 
  • Vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë; Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave; 
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë);
  • Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale;
  • Dy fotografi.
 
Kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët me kombësi shqiptare nga Maqedonia dhe Mali i Zi që nuk zotërojnë vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë duhet të aplikojnë për të marrë këtë vërtetim, duke ndjekur procedurën e mëposhtme:
15-25 gusht Kandidatët aplikojnë vetë ose nëpërmjet personit të autorizuar në Komisionin e Posaçëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë për të marrë vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme, duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Kopje e dokumentit kombëtar të identifikimit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme të përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Kopje e noterizuar e listës së notave të shkollës së mesme të përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Kopje e noterizuar e dokumentit që vërteton se kandidati ka kaluar me sukses provimet e barasvlefshme me provimet e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë (Vërtetim për panelines – Greqia; certifikatë – Italia; vërtetim pikët e arrritura në çdo lëndë të dhënë provim – Kosova; SAT etj).
31 gusht Komisioni i Posaçëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë shpall rezultatet dhe lëshon vërtetimin e barasvlefshmërisë së studimeve të shkollës së mesme
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share