arrow

news

Prezantohen projektet finale tė Rijetėsimit tė Lumit Buna dhe “Muzeu” si njė Katalizator Urban nė Shkodėr

January 31st, 2014

Prezantohen projektet finale tė Rijetėsimit tė Lumit Buna dhe “Muzeu” si njė Katalizator Urban nė Shkodėr

Prezantohen projektet finale tė Rijetėsimit tė Lumit Buna dhe “Muzeu” si njė Katalizator Urban nė Shkodėr

Shkodra ka pasur gjithmonë një raport të fortë me ujin, jo vetëm si një burim natyror por edhe si faktor i rëndësishëm i shkëmbimit ekonomik e kulturor. Megjithatë, raporti që qyteti ka sot me lumenjtë (Buna e Kiri), është mjaft periferik, i distancuar dhe aspak sinergjik. Në këtë kornizë, projekti i Rijetësimit të Ujë-fasadës së Lumit Buna në Shkodër, ka si qëllim: krijimin e një Ujë-Fasade të Lumit [Riverfront] për të gjithë, promovimin dhe zhvillimin e Vijës Ujore të Lumit Buna, si një pike referimi për Shkodrën gjatë të gjitha stinëve, të vendosë projektimin inovativ dhe të qëndrueshëm të bregut të lumit si cështje prioritare, rilidhë qytetin me Bregun dhe Vijën e Ujit, të përqafojë dhe sjellë ne vemendje të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Shkodrës, të përmirësojë lëvizjen dhe të qënurit ‘lehtësisht i arritshëm” si dhe të krijojë një vizion të mirë i cili përshtatet me kohën.

Projekti u zhvillua në 2 faza: 1)Projekt ide mbi Rijetësimin Urban të Ujë-fasadës së lumit [Riverfront] e bashkimit mes Drinit e Bunës, në Shkodër 2) Muzeu – si një Katalizator Urban për Qytetin e Shkodrës,

Arch 401/Vjeshtë 2013:- Studio e Avancuar e Projektimit I
Projekt: Projekti i Rijetësimit të Lumit Buna dhe “Muzeu” si një Katalizator Urban në Shkodër
Lektorë: Kamela Guza & Valbona Koçi
Anëtarë Jurie: Të ftuar - Ark. Arben Biçoku, Urb. Eltjana Shkreli, Ark. Ledia Tota. Stafi akademik i Universitetit EPOKA: Odeta Manahasa, Jurtin Hajro, Fitim Miftari

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share