arrow

news

Praktikat verore 2014

September 11th, 2014

Praktikat verore 2014

Praktikat verore 2014

Universiteti Epoka cdo ditë e më shumë po njihet në tregun shqiptar si një ndër universitetet më cilësore të vendit. Por një ndër karakteristikat më të vecanta të këtij institucioni janë dhe praktikat verore që janë shumë të rëndësishme në politikat e Universitetit.

Sic është bërë traditë e Universitetit Epoka edhe këtë vit 20 studentë të viteve të 2ta dhe të 3ta u bënë pjesë e Programit të Internshipeve në Turqi. Nga data 1 Korrik deri me 31 Gusht studentët mbaruan praktikat e tyre verore në Turqi në dy grupe të ndryshme. Kompanitë turke që punuan me studentët e përzgjedhur të Universitetit Epoka u shprehen shumë të kënaqur nga performancat e studentëve dhe me ambicien dhe dëshiren e madhe për të marrë sa më shumë informacion dhe njohuri.

Kompanitë që u bënë pjesë e këtij programi ishin kompani shumë prestigjioze në tregun e Turqise; Banka Asia, Fermanoglu Corporation dhe Tolkim që ishin kompani të arkitektures dhe Surrat që ishte kompani teknoologjike/IT. Këto kompani janë kontraktuar nga Universiteti për bashkëpunime të mëtejshme dhe të gjitha kanë shprehur gatishmerine për të zhvilluar dhe më tej bashkëpunimin me Universitetin Epoka, I cili  sipas tyre është duke treguar një progres të vazhdueshem dhe po I jep shoqërise gjenerata të diplomuarish shumë cilesore.

Keto praktika verore tashmë tradite e Universitetit janë planifikuar të hapen në të gjitha shtetet Europiane në vitet në vazhdim.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share