arrow

news

Planet e Pėrgjithshme Vendore, CoRDA nėnshkruan memorandum mirėkuptimi me Komunėn e Petrelės

January 3rd, 2014

Qendra Kërkimore dhe Projektimi në Arkitekturë (CoRDA), Departamenti i Arkitekturës në Universitetin Epoka dhe Zyra e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Komunën e Petrelës më 27 dhjetor 2013 nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe në fushën e zhvillimit territorial dhe planifikimit të zonava me prioritet të Komunës Petrelë.

Departamenti i Arkitekturës , CoRDA dhe Zyra e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit (ZPZHT) kanë rënë dakord të bashkërendojnë punën në interesin e përbashkët për zhvillimin dhe hulumtimit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit territorial në këtë komununë. Me anë të kësaj marrëveshjeje të dy palët të rregullojnë bashkëpunimin e tyre, i cili i do të ndahet në dy hapa kryesor dhe do të përfshi në mënyrë specifike: shkëmbimin e informacionit shkencor mbi planifikimin territorial dhe urban, shkëmbimin e materialit dokumentar mbi territorin në studim, konsulencë nga ana e DA dhe CoRDA mbi PDV të hartuara nga ZPZHT ose privat për aprovimin përfundimtar të tyre.

Sipas kësaj marrëveshjeje në fazën e dytë Departamentit të Arkitekturës , CoRDA dhe Zyra e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit do të vendosin së bashku në Planet e Detajuara Vendore (PDV) për tu hartuar duke i përzgjedhur në zonat të shpallura me prioritet nga Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV).

Planet e Detajuara vendore të përcaktuara nga të dy institucionet do të jenë pjësë e përmbajtjes së një prej lëndëve, të detyruara ose facultative, ku tematikat do të jenë të bazuara mbi planifikimin urban. Rezultatet përfundimtare, do të rishikohen nga CoRDA para dorëzimit në Zyra e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy institucioneve, Planet e Detajuara Vendore do të jenë gati dhe do i dorëzohen Komunës së Petrelës në fund të semestrit akademik (Qershor 2014).
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share