arrow

news

Pjesėmarrja e Znj. Erinda Imeraj nė Akademinė e Kėrkimit Shkencore.

April 22nd, 2016

Pjesėmarrja e Znj. Erinda Imeraj nė Akademinė e Kėrkimit Shkencore.

Pjesėmarrja e Znj. Erinda Imeraj nė Akademinė e Kėrkimit Shkencore.

Akademia e Kërkimit Shkencore tetë ditore përfundoi ditën e Hënë, 18 prill në Sarajevë. 35 studiues të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor fituan njohuri dhe aftësi të reja në fushën e metodave të hulumtimit. Trembëdhjetë trainues me përvoje ndërkombëtare përmes tetë moduleve shpërndanë njohuri mbi aspektet më të rëndësishme të metodave  të hulumtimit në shkencat sociale. Znj. Erinda Imeraj, Asistente Kërkimore në Universitetin Epoka, ishte pjesëmarrëse e perzgjedhur nga përfaqësuesit e Shqipërisë. 
Z. Joseph Guntern, Drejtor i Bashkëpunimit Zviceran për Bosnjën dhe Hercegovinën, në ceremoninë e mbylljes tha se ai ishte më shumë se i lumtur që shihte 35 studiues të rinj në një vend të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në hulumtime me cilësi të lartë në Ballkanin Perëndimor, të cilat do të përmirësojnë politikat publike. 
Znj. Jasmina Opardija-Šušnjar, menaxhere e programit RRPP përgëzoi pjesëmarrësit në akademinë e përfunduar me sukses dhe shpërndau  së bashku me Z. Joseph Guntern, certifikata për pjesëmarrësit.
Akademia e Kërkimit Shkencor është projektuar si një shkollë verore e përbërë nga disa module të lidhura një ditore. Gjatë programit të Akademisë, hulumtuesit e rinj ishin të udhëzuar në të gjitha fazat e procesit të hulumtimit, dhe sesionet ishin shumë interaktive dhe të orientuara në praktike.
Akademia përbëhej nga tetë module: Hyrje në Hulumtimin ne Shkencat Sociale, Metodologji te Qasjeve, Metodat Cilësore dhe Sasiore, Analiza Cilësore, Analiza Sasiore, Raportim Studimi: Hyrje në Shkrimin Akademik, Zhvillimi i një Projekti Kërkimor dhe Komunikimi I Gjetjeve te Hulumtimeve ne Forme Vizuale dhe Verbale. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share