arrow

news

Pėrshtypjet e para nė London School of Economics – Ish studentja e Universitetit Epoka Elena Pici

October 15th, 2015

Pėrshtypjet e para nė London School of Economics – Ish studentja e Universitetit Epoka Elena Pici

Pėrshtypjet e para nė London School of Economics – Ish studentja e Universitetit Epoka Elena Pici

E entuziazmuar në maksimum dhe me një dëshirë të madhe për të filluar këtë udhëtim të ri si studente masteri në LSE në degën e Zhvillimit Ekonomik Lokal (Local Economic Development) me të drejtë studimi me bursën Chevening, nisi dhe dita ime e parë në LSE. Arsyet për të cilat unë zgjodha të studioj në këtë universitet është reputacioni që ka në degën e ekonomiksit ,si dhe mundësitë e ofruara në krijimin e kontakteve të shumta. Që në javën e parë, jam bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Profesorët janë ndër më të njohurit në fushën e tyre dhe metodat e tyre të shpjegimit bazohen në zhvillimin e mendimit kritik të studentit. Në këtë pikë duhet të jem mirënjohëse për lëndët e ekonomiksit në Universitetin Epoka, të cilat më kanë ofruar njohuri të forta, të bazuara në libra dhe metoda ndërkombëtare të të shpjeguarit. Leximi dhe esetë kërkojnë shumë angazhim dhe shumica e kohës gjatë javës i përkushtohet leximit të pavaruar dhe kërkimit, për këtë arsye biblioteka e universitetit është vendi i preferuar i studentëve. Çdo student këtu është shumë entuziast për të mësuar dhe për të arritur perfeksionizmin, kështu që ka shumë mundësi që në klasën time të jenë disa nga emrat e mëdhenj të së ardhmes së ekonomisë. Pavarësisht kësaj, të gjithë janë shumë miqësor dhe të gatshëm për të të ndihmuar. Gjëja më e pëlqyeshme është që studentët organizohen në grupe për të diskutuar leximet dhe për të ndarë shënimet e tyre. Kjo krijon një atmosferë skuadre, ku gara është të marrësh dije dhe jo të garosh me njëri tjetrin. Për më tepër, ky është një universitet shumë social, që ndodhet në qendër të Londrës. Përshtypja e parë është që ai duket më i vogël se sa pritshmëritë, por më vonë kupton sa të mirë organizuara janë 10 godina të ndryshme (infrastruktura e klasave nuk ndryshon shumë nga ajo e Epokës). Por padyshim këtu mund ti gjesh të gjitha: nga dritat e bukura të qytetit gjatë natës, festat studentore në pub-in e universitetit , aktivitete sportive, shërbimet mjekësore, netët gala, sesionet e krijimit të kontakteve me kompani dhe organizata të ndryshme të organizuara çdo javë, jeta shoqërore në ambientet e shkollës etj. E vetmja gjë që të mungon është koha… Jam shumë e lumtur që po përjetoj një experiencë ndërkombëtare në një universitet shumë të njohur, me themele shumë të forta prej studimeve të mia në Universitetin Epoka (për të cilin ndihem krenare), dhe absolutisht do t’i inkurajoja të gjithë studentët për një experiencë të tillë dhe të sfidojnë vetveten.
 
Elena Pici
Londër, tetor 2015

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share