arrow

news

Pėrjeto kulturėn sociale dhe akademike tė njė shteti tjetėr: Pėrjeto Shkėmbimin

September 17th, 2014

Pėrjeto kulturėn sociale dhe akademike tė njė shteti tjetėr: Pėrjeto Shkėmbimin

Pėrjeto kulturėn sociale dhe akademike tė njė shteti tjetėr: Pėrjeto Shkėmbimin

Universiteti “Epoka” inkurajon studentët e tij të përjetojnë kulturën  sociale dhe akademike të shteteve të tjera, gjithashtu ofron mundësinë për studentët ndërkombëtarë të përjetojnë studime dhe eksperiencave të reja në Shqipëri.

Në fakt, rritja e mobilitetit të studentëve  është përcaktuar si një ndër prioritet e Universitetin “Epoka” në Planin Strategjik për vitet 2013-2017.

Të vetëdijshëm se përfshirja e sa më shumë studentëve në programin e shkëmbimit është një çështje kyçe në arritjen e përsosmërisë në arsim, Universiteti është i angazhuar për të rritur mirëkuptimin dhe vlerësimin ndaj kulturave të tjera, gjuhëve të huaja dhe qasjeve të tjera në arsim nëpërmjet promovimit e programeve të studimit, të cilat i japin mundësinë studentëve të angazhohen në aktivitete dhe programe ndërkombëtare me qëllim pajisjen e tyre me të gjitha aftësitë e nevojshme për një karrierë ndërkombëtare. Përfitimet e përfshirjes së studentëve në programin e shkëmbimit janë tashmë të dokumentuara; ndërkohë që i gjithë mjedisi akademik është i fokusuar plotësisht në ndërkombëtarizimin e universiteteve. Suksesi në programet e shkëmbimit është një vlerë e shtuar jo vetëm për Universitetin “Epoka” por akoma më shumë për vetë studentët.

Mundësitë për lëvizjen e studentëve mund të jenë pjesë e programit akademik si praktikat verore ose aktivitete të tjera që studentët mund të zgjedhin të përfshihen si programet e shkëmbimit të studentëve ose udhëtimet apo vizitat studimore jashtë vendit. Gjithashtu, mundësi ofrohen edhe për aktivitete të tjera të bazuara në interesin e veçantë të studentëve qofshin këto sociale ose ekstrakurrikulare.

Aktualisht, Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Epoka” po punon fort për identifikimin dhe lidhjen e kontratave me partnerët përkatës.

Në vitet e fundit, interesi dhe ndërgjegjësimi i studentëve për përfitimet e pjesëmarrjes në programet e shkëmbimit ëshët rritur ndjeshëm. Gjatë semestrit të vjeshtës së vitit akademik 2014-2015, 15 studentë do të jenë pjesë e programit të shkëmbimit në 5 universitete të ndryshme të mirënjohura si: Universiteti i Shkencave të Aplikuara (University of Applied Sciences në Mainz) Gjermani, Universiteti “Fatih”, Universiteti Teknik i Stambollit (Istanbul Technical University), Universiteti Teknik Yildiz(Yildiz Technical University),  në Stamboll, Turqi.

Gjithashtu 9 studentë janë kthyer tashmë, të cilët kanë qenë pjesë e programit të shkëmbimit përgjatë semestrit të pranverës të vitit akademik 2014-2015. Me poshtë mund të gjeni përshkrimin e tyre të eksperiencave të përjetuara gjatë programit.

 

Xheni Haka

 

(Programi Informatikë-Ekonomike)

 

Përvoja ime personale si pjesë e programit të shkëmbimit në Mainz, Gjermani, ishte më e bukur nga ajo çfarë unë kisha imagjinuar, për një sër arsyesh. Kam mësuar si të jetoj për një semestër në një ndër shtetet  më të zhvilluara dhe të organizuara në Europë, duke qenë e pavaruar dhe me plotë përgjegjësi në të njëjtën kohë.

 

Duke jetuar në një qytet miqësor si Mainz, mundësitë për të pasur miq nga 5 kontinentet e botës ishin të mëdha. Kishte një numër të konsiderueshëm aktivitetesh sportive, kulturore dhe akademike në kampusin e universitetit dhe ajo çfarë duhet të bëje ishte vetëm të organizoje orarin për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes.

 

Lëndët ishin shumë të dobishme për lëndët e ekonomisë, pjesë e programit Informatikë-Ekonomike. Profesorët shpjegonin teoritë lidhur me praktikat e kompanive më të suksesshme multinacionale, selia e të cilave ishte vendosur në Frankfurt, vetëm disa minuta larg nga Mainz.

 

Për më tepër, Gjermania është e pozicionuar në zemër të Europës dhe  ofrohet mundësia për të qenë pranë vendeve fqinje si: Franca, Zvicra, Austria, Hollanda, Polonia dhe Belgjika të cilat janë të arritshme vetëm në pak orë. Udhëtimi është relativisht i lehtë – kontrolli i pasaportave nuk është i domosdoshëm, mund të vizitosh një sër muzeumesh pa pagesë, falë kartës së studentit – në të vërtetë ofron një pasqyrë mbi përfitimet e të qenit pjesë e Bashkimit Europian. Vizita e Parisit sëbashku me miqtë e mi ishte një ëndërr e realizuar në mënyrën më të bukur.

 

Mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që kam mësuar si studente e programit të shkëmbimit ishte që mundësitë janë të pafundme për ju. Duke kuptuar mënyrat se si të përfitoj prej tyre, absolutisht do të më ndihmojë të zgjedh rrugën më të mirë për edukimin si edhe karrierën profesionale.

 

Enkela Krosi

 

(Programi Arkitekturë)

 

Quhem Enkela Krosi, studente e Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka. Do të doja të ndaja me ju experiencën time gjatë programit të shkëmbimit në semestrin e pranverës 2014. Në momentin e parë që mësova për mundësitë që të ofronte programi i shkëmbimit, aplikova në një ndër universitetet më të mira në Turqi, Universiteti Teknik i Stambollit (Istanbul Technical University). Përfundova në këtë universitet një semestër në programin e arkitekturës dhe mund të them që e gjeta veten më shumë se familjare me ambientin dhe edukimin në ITU. Bazuar në edukimin dhe përgatitjen e marrë në Universitetin “Epoka”, mund të përshtateni lehtësisht me programin e universiteteve ndërkombëtare.

 

Kështu po u tregoj disa nga ekperiencat e mia, ato në programin të shkëmbimit dhe të jetuarit në Stanboll.

 

Në ITU gjeta një ambient të ngrohtë dhe aktiv. Stafi dhe studentët që na mirëpritën ishin miqësor dhe të gatshëm të ndihmonin. Në programin e arkitekturës kishim studion e projekteve në Eskisehir, dhe në këtë mënyrë përjetova disa ditë udhëtimi në grup. Përfunduam të gjitha analizat e duhura për zhvillimin e projektit. Gjithashtu, isha pjesë e lëndës së Restaurimit ku kërkimet kryesore ishin për rajonin “Balat” duke më ndihmuar në zhvillimin më tej të koncepteve në fushën e arkitekturës.

 

Gjatë qëndrimit tim, udhëtova përreth Stambollit duke e parë në një këndvështrim tjetër këtë qytet të mrekullueshëm ku deti, kodrat, historia, kultura dhe risitë jetonin në simbiozë. Ndjeva harmoninë dhe të bukurën në çdo rrugë, në çdo ndërtesë historike, në muzeume, në ushqimet,  në gjuhë, në detin Marmara dhe tek artistët që këndonin dhe pikturonin kudo. Stambolli më përngjau me një kolazh oriental kulturor shumëngjyrësh, me energjinë dhe progresin e të rinjve në të njëjtën kohë. Ishte e mrekullueshme!

Një ndër pikat kryesore ishte që: krijova miqësi të reja si të kombësisë Turke ashtu edhe ndërkombëtare nga Italia, Portugalia, Austria, Azerbaixhani, Irani, Siria dhe Afrika. Gjithashtu u njoha me miq nga Shqipëria dhe Kosova. Të gjithë sëbashku ndamë eksperiecat tona aktuale si dhe perspektivat për të ardhmen. Punuam në grup, vizituam vendet përreth Stambollit, dhe gjithmonë ndamë bashkë momente të bukura dhe eksperienca të reja.

 

Kështu, nga eksperienca ime mund të veçoj lehtë të mirat e të qenit studente e programit të shkëmbimit. Nuk ka të bëjë me vendin ku shkon, për më tepër të shqetësohesh më shumë për notat. Po është e gjitha eksperienca ajo që vlen. Pika kryesore është që sa më parë tu jepet një mundësi e tillë, ju duhet ta vlerësoni në mënyrën më të mirë të mundshme duke planifikuar për ditët më të mira. Ajo çfarë është më e mira e të qenit pjesë e Programit të Shkëmbimit është që do ta kuptoni më vonë pasi të jeni kthyer në vendin tuaj. Për këtë jemi sëbashku, për të ndarë eksperiencat tona, kështu mund të keni një pikë më të mirë referimi para se të bëheni pjesë e programit të shkëmbimit.

 

Të qenit student i programit të shkëmbimit në një universitet më të mirë nuk do të thotë të jesh sa më afër shtëpisë apo të punosh gjithmonë për të arritur njw nivel të caktuar apo të zotërosh transkriptin më të mirë. Është e gjitha të eksperimentosh gjithcka: punët në grup, workshop-et, të gjitha eventet e vogla, të gjitha vendet përreth, rrugët, të shëtisësh dhe të jesh familiar me vendin ku jeton, me njerëzit e afërt dhe me miqtë përreth jush. Kështu, është e gjitha “ndarje eksperience”. Kjo është rruga për të fituar më shumë: njerëz, kultura dhe koncepte të ndryshme. Mendoj që kjo është rruga më e mirë që ne mund të investojmë për veten tonë. Jo vetëm profesionalisht, por edhe intelektualisht dhe në zhvillimin personal.

 

Në momentin që e përjeton një herë, do të kërkoni më shumë!

 

 

Dea Maze

(Programi Informatikë – Ekonomike)

Kjo ishte hera ime e parë si studente e programit të shkëmbimit. Fillimisht, dyshimet i ndaja ndërmjet zgjedhjes për në Gjermani dhe në Turqi por tani më duhet të them që jam e lumtur për zgjedhjen që bëra. Të jetuarit në një shtet si Gjermania ishte një ekperiencë e re për mua. Mësova shumë nga jeta e përditshme, takova njerëz të rinj nga e gjithë bota, nga vende që nuk i njihja më përparë. Ishte krejtësisht e lehtë të komunikoje me të gjithë. Gjëja më e mirë që kam mësuar gjatë kësaj eksperience, duke përjashtuar faktin që të gjithë ne vinim nga vende me kultura, gjuhë dhe tradita të ndryshme, ishte se  nuk ishim shumë të ndryshëm në mendime dhe nuk ishte e vështirë për të bërë miq të rinj. Mësova shumë për të tjerët dhe për mënyrën e tyre të jetesës gjithashtu shkëmbyem informacione edhe për Shqipërinë.

Do të thoja se të studiosh në një universitet gjerman ishte eksperienca më e mirë por në momentin që njoha njerëz të rinj dhe kur mësova shumë gjëra të reja e kuptova që kjo ishte pjesa më e bukur e të qenit në program shkëmbimi.

 

 

Sidita Reshketa

(Programi Bankë-Financë)

Në momentin që duhet të marrësh vendime për arsimimin asnjëherë nuk është e lehtë, për më tepër kur bëhet fjalë për shtetin në të cilin do të jetosh. Të zgjedhësh Turqinë, të praktikosh një gjuhë të huaj, të jetosh për katër muaj në qendrën e botës, në Stamboll dhe të vizitosh vendet më të bukura dhe historike ishte më shumë nga çfarë prisja kur bëra aplikimin për herë të parë. Universiteti “Fatih” është një ndër institucionet e larta arsimore më të mira në Stamboll, me studentë të përgatitur, me një kampus të mrekullueshëm, me aktivitete të mirëorganizuara dhe më e rëndësishmja, me një staf profesionist. Të studiuarit në një shtet tjetër të jep mundësinë për tu zhvilluar më tej si person. Nuk është e gjitha në lidhje me pavarësinë, përjetimin e diçkaje krejt të re apo të takosh njerëz të rinj por të ndihmon që të formosh karakterin, të inkurajon të marrësh hapa më të rëndësishëm dhe më të matur për arsimimin dhe karrierën, dhe më e rëndësishmja është që të ndihmon të shohësh botën në perspektiva të tjera krahasuar me ato më përpara.

Faleminderit Universitetit “Epoka” për këtë mundësi.

 

Anxhela Bega

(Programi Informatikë – Ekonomike)

Gjithçka ndryshoi në momentin kur u largova nga Tirana. Atje mësova të jetoja vetëm, në një vend ku nuk njihja asnjë njeri më parë. Mësova të bëja gjithçka vetëm, dokumentat dhe gjithçka tjetër. Kisha miq nga e gjithë bota. Mësova të bashkëjetoj me kultura të ndryshme dhe të adoptohesha me kulturën e tyre në momentin kur duhej. Ajo çfarë ishte më e rëndësishme; të mësoja të bashkëpunoja dhe të punoja me të gjithë. Jeta e atjeshme ishte ndryshe nga ajo çfarë kisha jetuar në Shqipëri. Më duhej të bëja punë vullnetare përgjatë ditës. Është e vështirë të shpjegosh jetën në një vend tjetër sepse nuk është e lehtë ta kuptosh.

Kjo eksperiencë më dha mundësinë të udhëtoja nëpër Europë dhe jo vetëm në Gjermani, gjë e cila më la të kuptoja shumë për kulturat e këtyre shteteve.

Në fund të këtij udhëtimi të mrekullueshëm prezantova një projekt lidhur me një temë të caktuar, në prani të presidentit të universitetit dhe gjithashtu në prani të shumë autoriteteve gjermane. Të prezantoja një projekt, ishte e thjeshtë për mua sepse eksperienca të tilla kam pasur edhe në Universitetin “Epoka” por përballë këtyre njerëzve të ndryshëm dhe përballë gazetarëve të huaj ishte me të vërtetë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e rrallë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share