arrow

news

Pėrfaqėsuesje e Kolegjit “Mehmet Akif” ėshtė fituesja Kampionatit tė pare Ballkanik tė Futbollit pėr Shkollat e Mesme

May 6th, 2014

Pėrfaqėsuesje e Kolegjit “Mehmet Akif” ėshtė fituesja Kampionatit tė pare Ballkanik tė Futbollit pėr Shkollat e Mesme

Pėrfaqėsuesje e Kolegjit “Mehmet Akif” ėshtė fituesja Kampionatit tė pare Ballkanik tė Futbollit pėr Shkollat e Mesme

Përfaqësuesje e Kolegjit “Mehmet Akif” është fituesja e Edicionit të Parë të Kampionatit Ballkanik të Futbollit për Shkollat e Mesme në versionin 6x6. Ekipi përfaqësues i “Mehmet Akif” u shpall kampion i këtij edicioni, pasi mundi në finale përfaqësuesen e Shkollës së Mesme “28 Nëntori” të qytetit të Shkodrës me rezultatin 5-1. Ndërkohë vendin e tretë në këtë kampionat është renditur përfaqësuesja e Shkollës së Mesme “Gjergj Kastrioti” të qytetit të Durrësit, të cilët mundën ne finalen e vogël përfaqësuesen e “Harry Fultz”.

Në ceremoninë e ndarjes së kupave dhe çmimeve individuale ishin të pranishëm Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, drejtues të tjerë të Universitetit Epoka, Institucionit Arsimor “Turgut Ozal”, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shkollave të Mesme Finaliste. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın falenderoi pjesmarrësit në këtë turne dhe vuri theksin në faktin se një aktivitet i tillë do të organizohet dhe në vitet në vazhdim, duke e shndërruar atë në një traditë të përvitshme. “Jemi të lumtur dhe krenarë që kjo iniciativë e Universitetit Epoka dhe Institucionit Arsimor “Turgut Ozal” ka gjetur mbështetje të gjerë në shkollat e mesme të rajonit të ballkanit. Universiteti Epoka do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla dhe në të ardhmen. Vetëm para një muaji ne mbështetëm Festivalin Kulturor Ndërkombëtar të Rinisë një aktivitet që u mirëprit nga të rinjtë e rajonit. Besojmë se arsimit, kultura, sporti dhe aktivitete të tjera sociale janë një faktori i rëndësishëm në bashkëjetesën mes popujve dhe një nxitje të promovimin e vlerave tek të rinjtë”, u shpreh Prof. Altın.

Ndërkaq përveç çmimeve për ekipet fituese organizatorët e këtij kampionati kanë ndarë dhe çmime individuale. Portieri më i mirë u shpall Armand Vucaj, i Shkollës së Mesme “28 Nëntori” të Shkodrës, mbrojtësi më i mirë u shpall Enki Shehu i përfaqësueses “Harry Fultz (Tiranë), mesfushori më i mirë shpall Ardit Mesi i Shkollës së Mesme “28 Nentori” (Shkodër) dhe sulmuesi më i mirë u shpall Gledis Omeri i Kolegjit “Mehmet Akif” (Tiranë). Golshënuesi më i mirë i këtij kampionati me 16 gola të shënuar u shpall Rei Ibrahimi i përfaqësueses “Gjergj Kastrioti” (Durrës), ndërsa lojtari më i mirë u shpall Armand Durbaku, i përfaqësuese “Mehmet Akif” (Tiranë). Në kampionatin Ballkanik të Futbollit morën pjesë 24 skuadra të Shkollave të Mesme nga disa qytete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës dhe Bullgarisë, të ndara në 6 grupe me nga katër skuadra.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share