arrow

news

Pėrfaqėsuesit e Universitetit Epoka vizitė nė Universitetin e Trakias

April 2nd, 2013

Përfaqësues të Universitetit Epoka marrin pjesë në aktivitetin dy ditor të Samitit të 3-të të përvitshëm të Unionit të Bibliotekave të Ballkanit, i zhvilluar në datat 27-28 Mars 2013. Gjatë kësaj mbledhjeje përfaqësuesit e bibliotekave nga i gjithë Ballkani diskutuan rreth eksperiencave të tyre në biblotekat përkatëse.

Pas përfundimit të samitit më 28 Mars, përfaqësuesit e Epokës zhvilluan një vizitë në Universitetin e Trakias në Edirne, Turqi. Z. Recep Zogo, Kreu i Bibliotekës së Universitetit të Trakias dhe Departaentit të Dokumentacionit priti në një takim të veçantë përfaqësuesit e Universitetit Epoka dhe njohu ata me aktivitetet e departamentit të tyre.

Përfaqësuesit e Universitetit Epoka gjithashtu vizituan Qendren e IT-së të Universitetit të Trakias si dhe Qendren e Mësimdhënies në distancë në Universitetin e Trakias. Gjatë vizitës Dr. Deniz Taşkın, Shefi i Qendres së IT-së, njohu delegacionin e Universitetit Epoka me shërbimet e ofruara nga universitet dhe eksperiencën e vlefshme në fushën e teknologjisë së informacionit. Dr. Cem Taşkın, Shefi i Qendrës së Mësimdhënies në Distancë tregoi për sistemet e mësimdhënies në distancë dhe infrastrukturën.

Universiteti i Trakias është një universitet rajonal  ku institucionet dhe degët janë të shpërndara në gjithë rajonin e Trakias (pjesa europiane e Turqisë). Ai siguron dhe ushqen një mjedis intelektual të gjallë, i cili  sfidon dhe frymëzon studentët, studiuesit, anëtarët e fakultetit, stafit dhe të diplomuarve.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share