arrow

news

Pėrfaqėsuesit e Universitetit “Epoka” marrin pjesė nė Tryezėn e Rrumbullakėt me Kryeministrin rreth nismave tė planifikuara nė lidhje me tregun e punės

April 1st, 2013

Prof. Dr. Güngör Turan, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe z. Niuton Mulleti, Përgjegjës i Kabinetit të Rektorit, morën pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të mbajtur më 29 mars 2013, me Kryeministrin, Prof. Dr. Sali Berisha, rreth nismave që priten të ndërmerren nga qeveria shqiptare në lidhje me tregun e punës. Përfaqësues të universiteteve publike dhe private, akademikë, përfaqësues të zyrave të punës dhe të agjencive të punësimit, kryetarë të qarqeve të cilët kanë aplikuar disa instrumente të rinj për aktivizimin e tregut  të punës si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare e Punës (ILO) ishin gjithashtu të pranishëm në Tryezën e Rrumbullakët. 

Bazuar në fjalën e Kryeministrit dhe prezantimin e mbajtur nga z. Kastriot Sulka, Zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, reformimi i tregut të punës synon rritjen e eficiencës për shërbimet e punësimit dhe përshtatjen e pagesave të papunësisë, për t’i kthyer në nxitës për punësimin. Bashkëbisedimi u ndërtua mbi diskutimin e përshtatjes së modelit Hartz në Shqipëri. Ky model konsiston në një grup rekomnadimesh për reformimin e tregut të punës në Shqipëri, krijimin e qendrave one-stop-shop, de-rregullimin e tregut të punës, heqjen e kufizimit për punën me kohë të pjesshme, përsëritjen automatike të kontratës së punës për moshat mbi 52 vjeç, financimin e fillimit të një biznesi të vogël (Kompania “Ime”), krijimin e vendeve të reja të punës (mini-job dhe midi-job) nëpërmjet reduktimit të taksave.

Fjalimet e hapjes u ndoqën nga bashkëbisedimi dhe shkëmbimi i pikëpamjeve ndërmjet pjesëmarrësve në takim dhe Kryeministrit Berisha me një fokus të veçantë në theksin që duhet vendosur në lehtësimin e kryerjes së praktikave të punës nga studentët, në përditësimin e kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies në përputhje me kërkesat e  tregut të punës si dhe në veprimtaritë e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe edukimit të vazhduar, të cilat do të kenë një kontribut pozitiv në punësimin e të diplomuarve si dhe në kualifikimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore në Shqipëri në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share