arrow

news

Pėrfaqėsuesi i Shkollės sė Biznesit EADA, Profesor Hayes viziton Universitetin Epoka

May 30th, 2014

Pėrfaqėsuesi i Shkollės sė Biznesit EADA, Profesor Hayes viziton Universitetin Epoka

Pėrfaqėsuesi i Shkollės sė Biznesit EADA, Profesor Hayes viziton Universitetin Epoka

Profesor Nigel Hayes, Drejtor i Programeve Master në Financë dhe Master në Menaxhim në Shkollën e Biznesit EADA, në Barcelonë, vizitoi Universitetin Epoka, më datë 30 maj 2014. Gjatë vizitës së tij, Profesor Hayes u shoqërua nga z. Ermal Elezi, Drejtori i Departamentit të Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Gjatë takimit Profesor Hayes, prezantoi studentët në prag diplomimi dhe lektorët me programet e ofruara nga Shkolla e Biznesit EADA.
Shkolla e Biznesit EADA është një nga shkollat e biznesit më inovative dhe prestigjioze në Europë, tejet e njohur për trajnimet në fushën e manaxhimit dhe programet specifike të trajnimit për kompanitë. Aktualisht Shkolla bashkëpunon me 350 kompani në mbarë botën.

Gazeta Financial Times, në vitin 2013, e rradhiti Shkollën e Biznesit EADA në vendin e 25, midis 80 shkollave më të mira të biznesit në Europë, ndërkohë që programi i tyre Master në Menaxhim Global rradhitet ndër 20 masterat më të mirë në botë sipas të njëjtit burim.
Për më tëpër, pozicionimi i Shkollës në vitin 2014, është përmirësuar më tej, sipas rradhitjes së Arsimi Ekzekutiv 2014 (2014 Executive Education Ranking), publikuar në 12 Maj 2014, EADA pozicionohet ndër 50 shkollat më të mira të biznesit në botë.

Gjatë takimit, Profesor Hayes, ndër të tjera, informoi audiencën se aktualisht në këtë shkollë studion një studentë shqiptare, Livia Nikolla, e cila është e diplomuar pranë Universiteti Epoka. Livia është në prag diplomimi në programin Master në Financë me rezultate të shkëlqyera.

Në përfundim të takimit, Profesori, theksoi edhe njëherë se ata synojnë të kenë më shumë studentë të shkëlqyer nga Shqipëria dhe inkurajoi studentët në prag diplomimi të aplikojnë në njërin nga programet e ofruara në varësi të preferencës së tyre.

Për më shumë informacion mbi Shkollën e Biznesit EADA dhe programet e ofruara prej saj, lutemi vizitoni: http://www.eada.edu/en

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share