arrow

news

Pėrfaqėsues tė Universitetit Epoka vizitojnė Universitetin Izmir Katip Ēelebi dhe Universitetin Gediz

April 8th, 2013

Pėrfaqėsues tė Universitetit Epoka vizitojnė Universitetin Izmir Katip Ēelebi dhe Universitetin Gediz

Pėrfaqėsues tė Universitetit Epoka vizitojnė Universitetin Izmir Katip Ēelebi dhe Universitetin Gediz

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN, Dekan i Fakultetit te Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin Epoka Assist. Prof .Dr. Yavuz YARDIM të shoqëruar nga Rektori i Universitetit Politeknike të Tiranës, Prof. Dr. Jorgaq KAÇANI, Zëvendës Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof.Dr. Frederik PREMTI dhe Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politiknik të Tiranës, Assist. Prof. Dr. Neritan SHKODRANI, me datë 4 Prill 2013, vizituan Universitetin “Izmir Katip Çelebi” ku edhe u takuan me Prof. Dr. Galip AKHAN, Rektor i Universitetit, po ashtu edhe me Dekanët e Fakulteteve dhe me Përgjegjësit e Departamenteve.

Delegacioni nga Shqipëria gjithashtu pati një tjetër vizitë në Universitetin ”Gediz” në Izmir, ku u takua me Prof. Dr. Seyfullah ÇEVİK, Rektor i Universitetit dhe gjithashtu me Dekanët e Fakulteteve dhe Përgjegjësit e Departamenteve. Duke marrë parasysh Marreveshjet ekzistuese të Bashkëpunimit midis universiteteve përkatëse turke dhe Universitetit “ Epoka”, Prof Dr. Remzi Altin, nënshkroi një marrëveshje me Universitetin “ Izmirit Katip Çelebi”, si dhe me Universitetin “Gediz” lidhur me bashkëpunimin per këmbimin e stafit akademik dhe të studentëve në kuadër të programit Mevlana të iniciuar nga qeveria turke.

Në kuadër të kësaj vizite, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës nënshkroi Marreveshjen e Bashkëpunimit dhe Marrëveshjen e Programit Mevlana me Universitetin “ Gediz”.

Gjatë takimeve të tyre, delegacioni nga Universiteti “Epoka’ dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, përfaqësues të Universitetit” Izmirit Katip Çelebi” dhe Universitetit”Gediz” diskutuan për shkëmbim të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për bashkëpunim midis universiteteve, veçanërisht në lidhje me organizimin e përbashkët të konferencave dhe seminareve.

Në fund të vizitës të gjithë përfaqësuesit vendosën për një takim në Tiranë në të ardhmen e afërt për elaborimin e hapave të mëtejshme në lidhje me konsolidimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share