arrow

news

Pėrfaqėsues tė Universitetit Epoka pjesėmarrės nė samitin 3-tė tė Pėrvitshėm tė Unionit tė Bibliotekave tė Ballkanit

March 28th, 2013

Mbledhja e tretë e Përvitshme e Unionit të Bibliotekave të Ballkanit këtë vit zhvillohet në Universitetin e Kirklareli në Turqi në datat 27-28 Mars 2013. Gjatë sesioneve të ditës së parë, përfaqësuesit e bibliotekave diskutuan për eksperiencat dhe aplikimet e biblotekave në vendet e tyre pjesëmarrëse. Në mbledhje gjithashtu morën pjesë edhe kompani lider në tregun e bibliotekave, ku paraqiten produktet e tyre inovative në këtë fushë. Delegacioni i Universitetit Epoka ishte përfaqësues i Shqipërisë në Unionin e Bibliotekave të Balkanit. Gjatë zgjedhjeve të Unionit të Bibliotekave të Ballkanit, përfaqësuesit e Universitetit Epoka janë zgjedhur si anëtarë të bordit ekzekutiv për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë aktivitet.

Një nga temat kryesore në mbledhje u fokusua në arkivimin me akses të hapur dhe përfitimet që sjell. Gjithashtu u diskutua se si mund të iniciohet një portal akademik me akses të hapur për Ballkanin.

Unioni i Bibliotekave të Ballkanit (UBB) u themelua me 29 Korrik 2009 më pjesëmarrjen e 10 institucioneve nga 6 vende të Ballkanit. Qëllimi kryesor i UBB është të ndihmojë secilen nga bibliotekat në Ballkan të shndërrohet në një rrjet funksional ndërmjet kufijve shtetëror me qëllim që të ruhet trashëgimia kulturore e Ballkanit, të përmiresohet aksesi në koleksionet e Bibliotekave të Ballkanit dhe të sigurohet një shërbim informacioni sa më eficent për bibliotekat në Ballkan.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share