arrow

news

Pėrfaqėsues tė Universitetit Epoka morėn pjesė nė nė panairin mė tė madh Euroaziatik tė karrierės

February 27th, 2014

Përfaqësues të Zyrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin Epoka më datë 24 shkurt 2014 morën pjesë në panairin më të madh Euroaziatik të karrierës, i organizuar në qytetin e Stambollit, Turqi nga Universiteti Teknik i Stambollit. Samiti i Karrierës mblodhi sëbashku specialistë të planifikimit të karrierës nga Turqia dhe vendet e tjera. Gjatë punimeve të këtij samiti, ekspertë të planifikimit të karrierës mbajtë referata me tematikë të ndryshme, duke vënë theksin në rëndësinë e këshillimit dhe planifikimit të karrierës në një botë e cila zhvillohet me ritme tejet të shpejta. Referatat dhe bashkëbisedimet me ekspertët më të mirë të kësaj fushe, ishin një mundësi e mirë për pjesëtarët e Zyrës së Planifikimit të Karrierës dhe studentët e Universitetit Epoka.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Universiteti Teknik i Stambollit morën pjesë kompanitë më prestigjoze nga Turqia dhe vendet e tjera të rajonit, të cilët patën mundësi të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me studentë të interesuar për t’u punësuar në të ardhmen në sektorët ku ata operojnë. Kompanitë pjesëmarrëse në këtë samit ishin të ndara në katër ndërtesa të ndryshme, bazuar në profilin dhe kërkesat e tyre. Ndërkohë që dy të ftuar nderi mbajtën fjalime në këtë samit, duke u bazuar në përvojën e tyre, siç ishte Dr. Peter Weber, profesor në Universitetin e Heidelberg  dhe gjithashtu një nga themeluesit e Zyrës së Karrierës në këtë universitet, i cili referoi mbi “Rëndesinë dhe taktikat e të paturit një ndërveprim të vazhdueshëm të suksesshem me studentët”. I ftuari tjetër ishte dhe përfaqesuesi i Ministrise së Arsimit në Luksemburg Dr. Jean Jacque Rupper, i cili e bazoi fjalimin e tij në shprehjen “dhe tani për diçka krejtesisht ndryshe…”.

Universiteti Epoka një nga strategjitë kryesore me studentët ka dhe krijimin e mundësive për një karrierë të suksesshme që në vitet e para pas diplomimit të tyre, përmes metodave më të reja të këshillimit të karrierës dhe konsolidimit të marrëdhënieve me sipërmarrësit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share