arrow

news

Pėrfaqėsues tė “Shoqėrisė sė Dialogut” vizitojnė Universitetin Epoka

May 28th, 2014

Drejtori akademik i “Shoqërisë së Dialogut”, z. Hidayet Cem Erbil vizitoi më datë 28 Maj 2014 Universitetin Epoka. Gjatë vizitës së tij, z. Erbil, prezantoi studentët dhe lektorët me aktivitetet dhe programet e ofruara nga Shoqëria, e cila është nj shoqatë bamirëse e themeluar në Londër në vitin 1999, me qëllim përmirësimin e kohezionit social përmes bashkimit të komuniteteve, inkurajimin e individëve për të marrë pjesë, kontributin në zhvillimin e ideve mbi dialogun dhe ngritjen e komunitetit. Ky qëllim realizohet nëpërmjet forumeve të diskutimit dhe publikimeve që kanë si qëllim rritjen e kapaciteteve. Kjo shoqëri funksionon në të gjithë Anglinë përmes degëve të shumta.

Në bashkëpunim me Shkollën e mirënjohur të Politikës, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Filozofise në kuadër të Keele University, kjo Shoqëri bashkë-drejton Programin “Master në Studime Dialogu”, i cili është një kombinim i programit akademik, kërkimit shkencor, trajnimit dhe praktikës.

Në përfundim të takimit, z. Cem theksoi edhe njëherë se ata synojnë të kenë më shumë studentë të shkëlqyer nga Shqipëria dhe inkurajoi studentët në prag diplomimi të aplikojnë në këtë program, si dhe mori përsipër të asistojë studentët gjatë procesit të aplikimit.
Për më shumë informacion mbi “Shoqërinë e Dialogut” dhe programet e ofruara prej saj, lutemi vizitoni: http://www.dialoguesociety.org

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share