arrow

news

Pėrfaqėsues tė FEAS marrin pjesė nė takimin me Kryeministrin, Prof. Dr. Sali Berisha

March 19th, 2013

Studentë dhe pjesëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative morën pjesë me 18 Mars 2013 në një takim me Kryeministrit, Prof Dr Sali Berisha, i cili u zhvilluar në ambientet e universitetit privat “Albanian University” me pjesmarrjen e studentëve dhe profesorëve të ekonomisë dhe ku u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin e biznesit dhe punësimit në vend. Të pranishëm në këtë takim me kryeministrin, Sali Berisha nga Universiteti Epoka ishin katër pjestarë të stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, znj Erinda Imeraj, Znj Sonila Gruda si dhe studentët anëtarë të "Klubi të Sipërmarrësve", znj Jonida Balliu, znj . Jonada Tafa, znj Xhensila Beka, znj Franceska Beqiri dhe z. Ardit Dobrovoda.

Diskutimi me Kryeministrin, Prof. Dr. Sali Berisha u fokusua kryesisht në çështje që lidhen me krijimin e një klime të mirë për biznesin në Shqipëri dhe gjetjen e mënyrave për të zhvilluar mundësitë e mëtejshme të punësimit për të gjithë shqiptarët. "Taksa e sheshtë bën të mundur që kapitali të përdoret me efikasitet në ekonomi dhe investime nga ana e sipërmarrësve dhe punëdhënësve. Kjo e shoqëruar me zvogëlimin e burokracisë, nga thjeshtëzimi i procedurave dhe vendosja e afateve kohore për licencat, autorizimet dhe regjistrimet, do të mudësojë që bizneset dhe sipërmarrësit të ndikojnë në rritjen e ekonomisë së vendit”, u shpreh Kryeministri gjatë diskutimit të tij me studentët.

Një nga pyetjet që iu adresuan Kryeministrit Berisha ishte dhe ajo e znj. Erinda Imeraj e cila e pyeti atë nëse qeveria ka një strategji ose program të qartë dhe një ftesë e cila nxit sipërmarrësve të rinj  që të investojnë në Shqipëri, të cilët kanë ide të reja për të investuar, janë energjikë dhe të gatshëm për të rriskuar, por u mungon financimi dhe nga ku mund të happen vende të reja dhe mundësi shtesë për punësimin në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Kryeministri Berisha renditi disa prej reformave kryesore që qeveria e tij ka zbatuar në kuadër të kësaj prespektive dhe pohoi se shumë më shumë do të bëhet në të ardhmen sa i përket kontektsit të “Start-up-ve” të biznesit.

Ky është takimi i dytë që Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha organizon me studentët e universiteteve private dhe publike në Shqipëri, takime këto të organizuara nga kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, duke diskutuar me ta në lidhje me strategjitë qeveritare për çështje ekonomike dhe politikat për rininë.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share