arrow

news

Partnerė nė Konferencen Ndėrkombėtare ICESoS'15

September 16th, 2014

Partnerė nė Konferencen Ndėrkombėtare ICESoS'15

Partnerė nė Konferencen Ndėrkombėtare ICESoS'15

Në vijim të shkresës no: 03-184 / 14 dërguar nga Universiteti Ndërkombëtar Burch, në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë) mbi mundësinë e te qenurit partner në konferencen ndërkombëtare ICESoS'15 , u vendos pranimi i ftesës për të qenë partner në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare për Studimet Ekonomike dhe Sociale (http://icesos.ibu.edu.ba/) organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Burch. Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Epoka mbështet fokus temën e konferencës ku partneriteti midis universiteteve rajonale është i nevojshëm për të sjellë perspektiva të ndryshme nga pjesë të ndryshme të rajonit.

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve organizoi përfaqësimin e Universitetit Epoka në Konferencën Ndërkombëtare për Studimet Ekonomike dhe Sociale, e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar Burch, Sarajevë në datat 24 dhe 25 prill 2014. Pjesmarrja në këtë konferencë gjithashtu është vlerësuar dhe nga studentët si një përvojë tejet pozitive për karrierën e tyre akademike dhe profesionale. Studentët e Universitetit Epoka patën mundësi të bashkëvepruar dhe diskutojnë më akademikë të fushave ekonomike dhe sociale, të zgjerojnë rrjetin e tyre dhe të fitojnë përvojë duke dëgjuar hulumtime të vlefshme në ekonomi dhe shkenca sociale. Universiteti Epoka nxit dhe mbështet aktivitete të tilla gjatë gjithë vitit akademik, si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin dhe punën në ekip, krijimin e mundësive për miqësi dhe njohje të reja. Pjesmarrja në këtë aktivitet është konsideruar tepër e vlefshme nga pjesëmarrësit, sidomos studentët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share