arrow

news

“Panel Diskutimi” i mbajtur nė kuadėr tė eventit akademik “360 Degree Certificate Program” i cili mundėsohet nga “Marketing Zone”.

May 20th, 2015

“Panel Diskutimi” i mbajtur nė kuadėr tė eventit akademik “360 Degree Certificate Program” i cili mundėsohet nga “Marketing Zone”.

“Panel Diskutimi” i mbajtur nė kuadėr tė eventit akademik “360 Degree Certificate Program” i cili mundėsohet nga “Marketing Zone”.

Në kuadër të eventit akademik “360 Degree Certificate Program”, aktiviteti i parë i organizuar dhe i mundësuar nga “Marketing Zone” ishte një panel diskutimi i mbajtur në sallën e konferencave të Universitetit Epoka. Tema e këtij diskutimi ishte “Ndërtimi i një karriere profesionale përmes të punuarit në kompani të mëdha”. Qëllimi kryesor i këtij paneli ishte të evidentonte mundësitë dhe sfidat e të punuarit në kompanitë e mëdha. Duke u fokusuar në punësimin e të sapo diplomuarve por jo vetëm, të ftuarit ndanë me audience pikëpamjet dhe eksperiencat e tyre si dhe u përgjigjën shumë pyetjeve në lidhje me temën në fjalë. Pjesëmarrësit e këtij paneli ishin Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Raiffeisen Bank, Znj. Vilma Baçe, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Kurum International, Znj. Teuda Poda Üstündağ dhe specialisti i Marketingut dhe Shitjeve në kompaninë Sigal Uniqa Group, Z. Ervis Ramadhi. Moderatori i këtij paneli ishte Z. Alban Tartari, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë Albtelecom. Ky panel diskutimi ishte aktiviteti i parë në kuadër të eventit “360 Degree Certificate Program”.  Aktivitetet e tjera në kuadër të ketij eventi do te jenë Agjencia “Karrota”, në datën 22 maj si dhe një leksion nga Z. Endri Fuga, Drejtor i Informacionit pranë zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share