arrow

news

Panel diskutim: “Projektimi i brezave tė ardhshėm pėr njė punėsim me dinjitet!”

November 21st, 2013

 Panel diskutim: “Projektimi i brezave tė ardhshėm pėr njė punėsim me dinjitet!”

Panel diskutim: “Projektimi i brezave tė ardhshėm pėr njė punėsim me dinjitet!”

Klubi “Women's Leadership” më datë datë 20 nëntor 2013, organizoi një panel diskutimi me temë “Projektimi i brezave të ardhshëm për një punësim me dinjitet!”, ku të ftuar ishin katër specialisë të kësaj fushe, Adela Makashi nga Ande-LM, Elona Kollari nga Vodafone Albania, Frank Hantke nga Faredrich Ebert Stiftung dhe Ledina Ferhati nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Në referatat e tyre ata referuan mbi çështje që lidhen me papunësinë në Shqipëri, mundësitë e punësimit në kompanitë e tyre, përzgjedhjen e programeve studimore nga studentët para se të nisin universitetit. Në panel gjithashtu u diskutua dhe për gabimet që bëjnë të sapodiplomuarit në intervistat e punësimit, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së punëdhënësve.

Të katër përfaqesuesit e këtyre kompanive shprehen kënaqësinë për të vijuar edhe më tej bashkëpunimin me Universitetin Epoka, sidomos në mundësitë e praktikës që këta kompani mund të ofrojnë për studentët si dhe për aktivitete të tjera të përbashkëta. Ata gjithashtu shprehen mendimet dhe vlerësimet e tyre për cilësinë dhe standardet e mësimdhënies të ofruara nga Universiteti Epoka, kualitetin e lartë të edukimit të brezave të ardhshëm dhe suksesin e studentëve.

Në fund të diskutimit ata premtuan bashkëpunim të mëtejshëm me Universitetin Epoka. Në përfundim të aktivitetit, Dekanati i Studentëve shtroi një drekë pune për pjesmarrësit në këtë panel. Ndërkohë drejtuesit e klubit “Women’s Leadership” njohën të ftuarit me aktivitetet e orgqanizuara prej tyre, të cilat morën vlerësimet dhe mbështetjen në bashkëorganizimin e të tjera aktiviteteve dhe në të ardhmen.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share