arrow

news

Panairi Tradicional i Ushqimit; Familjet e stafit akademik dhe administrativ nė Universitetin Epoka mbledhin fonde nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė

October 29th, 2013

Panairi Tradicional i Ushqimit; Familjet e stafit akademik dhe administrativ nė Universitetin Epoka mbledhin fonde nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė

Panairi Tradicional i Ushqimit; Familjet e stafit akademik dhe administrativ nė Universitetin Epoka mbledhin fonde nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė

Familjet e stafit akademik dhe atij administrativ në Universitetin Epoka organizuan më 29 tetor 2013 Panairin Tradicional të Ushqimit, i cili tashmë është bërë një traditë në universitetin tone. Panairi Traditional i Ushqimit u organizua në hyrjen kryesore të Universitetit Epoka dhe u mbështet nga studentët nga departamente të ndryshme, të cilët ofruan kontributin e tyre monetary duke blerë gatime tradicionale të ekspozuara në këtë panair, si një formë solidariteti në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Qëllimi kryesor i këtij aktivitetit ishte mbledhje fondeve për fëmijët jetimë dhe njerëzit në nevojë. Kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë nga stafi dhe studentët e Universitetit Epoka, të cilët mbështetën organizatorët për të maksimizuar fondet, duke blerë produkte të ndryshme ushqimore. Ky aktivitet nga ana tjetër është dhe një mundësi që studentët nga qytete dhe vende të ndryshime të njihem me gatimet tradicionale si dhe një mënyrë ndërgjegjësimi në mbështetje për njerëzit në nevojë.

Stafi akademik, ai administrative dhe klubet studentore në mënyrë të vazhdueshme kanë organizuar Panaire Tradicionale të Ushqimit. Këto aktivitete gjithashtu shërbëjnë dhe për të dhënë mesazhin se përherë ka forma dhe mënyra të ndryshme për të ndihmuar të tjerët. Ky aktivitetit tërheqës shërbeu dhe për të krijuar një atmosferë të këndshme në mes vetë studentëve dhe stafit akademik të universitetit Epoka, të cilët u njohën dhe shijuan gatime tradicionale të rajoneve të ndryshme të kuzhinës tradicionale turke.

Në dhjetor të vitit të kaluar, klubi studentor “Conflict Resolution” në bashkëpunim me klubin studentor “Ëomen Leadership” në Universitetin Epoka, organizuan Panairin Tradicional të Ushqimit. Studentët nga departamentet e ndryshme ofruan kontributin e tyre duke gatuar ushqime tradicionale shqiptare dhe shitjen e tyre në stendat e ngritura me këtë rast.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share