arrow

news

Ornela Lalaj, e diplomuar nė studimet Master nė Universitetin Epoka mbėshtetet me bursė studimi nga TUBITAK

June 4th, 2014

Ornela Lalaj, është një nga studentet më të mirat të universitetit Epoka. Është diplomuar në studimet Master në Universitetin Epoka në vitin akademik 2012-2013 me rezultate të shkëlqyera në të pesë vitet e studimeve të saj. Ajo i nisi studimet në Universitetin Epoka duke përfituar nga kontigjenti i bursave të ekselencës, ndaj dhe një sukses i tillë në jetën e saj akademike të mëvonshme është mëse i logjikshëm. Mbi të gjitha gjatë pesë viteve të studimeve të saj, ajo ia ka arritur të vendosë baza të forta dhe të sigurta për të ardhmen e saj.

"Ajo çfarë është më e rëndësishme dhe e dukshme në Universitetin Epoka, - shprehet ajo, është prespektiva dhe mbështetja e vazhdueshme që ky universitet ofron për studentët e tij. Dëshira e çdo universiteti do të ishte që të mbante sa më afër studentët e tij, aq më tepër studentët e ekselencës, por ka ndodhur e kundërta. Përherë jemi inkurajuar që të jemi në kërkim të dijes dhe të ‘fluturojmë’ sa më lart të mundemi. Personalisht jam një shembull i qartë i ndihmës së pafundme që universiteti dhe profesorët ofrojnë për studentët e tyre. Vazhdimisht jam inkurajuar me forcë dhe këmbëngulje që të ndjek ambiciet e mia dhe të mos shqetësohem për asgjë tjetër. Përherë e kam ndier dhe mbështetjen e shumë njerëzve të cilët qëndronin pas skene”.

Pas përfundimit të studimeve Master në Universitetin Epoka, znj. Lalaj është inkurajuar dhe mbështetur nga mentorët e saj për të vijuar studimet e doktoraturës. Ajo ka fituar të drejtën për të vijuar studimet e doktoraturës në Universitetin Katip Çelebi, ku dhe ka gjetur një mjedis mikëpritës dhe staf ndërkombëtar të kualifikuar. Por, ajo shprehet se gjeti më shumë se çpriste nga profesorët e saj. Ata i ofruan mbështetje dhe këshilla të vlefshme për karrierën e saj. Znj. Lalaj më pas aplikoi dhe mori vlerësimet maksimale dhe nga TUBITAK, i cili ofroi mbështetje nga fondi i bursave për studentët ndërkombëtarë. Ornela thotë se nuk priste që të përfitonte bursë studimi nga fondi i TUBITAK. Në fund të fundit, sipas saj, aplikantët TUBITAK janë të njohur për konkurencën e lartë. Megjithatë, siç thotë dhe ajo, përtej fatit, këmbëngulja, mbështetja e vazhdueshme e stafit akademik të Universitetit Epoka, kombinimi i strategjive të mësipërme dhe të qënit një studente eE Epokës, janë faktorët kryesorë të suksesit dhe arritjeve të saj.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share