arrow

news

Open Forum – Kultura, Estetika: Kryqezimi i kėndvėshtrimeve mes Azisė dhe Evropės

May 22nd, 2013

Kultura, natyra, bashkimi, diversiteti, estetika, arkitektura… janë disa nga fjalët që shoqëruan bashkëbisedimin gjatë Open Forum që u zhvillua më 20 Maj në Epoka University. Fatos Dingo është antropolog dhe psikolog me një njohje të thellë të gjuhëve antike dhe bashkëkohore. Bashkë me Sophia Chou – njohëse e gjuhës dhe letërsisë japoneze – na drejtuan në një udhëtim që lindi nga ‘njeriu’ dhe u shtri drejt atyre fushave të kulturës njerëzore që kanë të bëjnë me çështje ‘estetike’.

Nga ideja e ‘bashkimit’ duke respektuar ‘diversitetin, nga ‘natyra’ tek ‘kultura’ dhe anasjelltas; e gjithë kjo duke kuptuar vlerën e çmuar të marrëdhënieve njerëzore si formë zhvillimi në të ardhmen. Arkitektura hyri në mënyrë të natyrshme në këtë proces, duke qenë ajo e lidhur me njeriun, e bërë për njeriun dhe nevojat e dëshirat e tij. 

Studentët pjesëmarrës treguan interesin e tyrë dukë ndërhyrë shpesh herë e dukë ndërtuar një shkëmbim dialektik me të ftuarit dhe të tjerët e pranishëm. Qe një rast interesant për të zbuluar mënyra të reja të të menduarit dhe të shikuarit të fenomeneve, duke treguar rrugë zbulimi që kanë cilësinë e veçantë të të qëndruarit gjithmonë hapur ndaj zhvillimeve te reja.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share