arrow

news

“Olimpiada Shkencore Epoka” shpall fituesit

May 19th, 2015

“Olimpiada Shkencore Epoka” shpall fituesit

“Olimpiada Shkencore Epoka” shpall fituesit

Universiteti Epoka në bashkëpunim me Kolegjet Turke organizuan Olimpiadën e Katërt Shkencore Epoka më 16 maj 2015 në kampusin universitar Epoka. “Olimpiada Shkencore Epoka” bashkon nxënës të klasave 6 – 11 të Kolegjeve Turke në Shqipëri. Nxënësit konkurojnë në shumë fusha, midis të cilave: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë dhe Anglisht.
Ky aktivitet vjetor ka për qëllim nxitjen e nxënësve për sforcuar kufijtë e dijes së grupmoshave të tyre. Gjatë përgatitjes ata mesojnë punën në grup dhe konkurencën në dije.
Olimpiada shpalli fituesit në dy kategori; junior dhe senior që përfshijnë klasat 6 – 11. Fituesit u shpërblyen me medalje dhe dhurata gjatë ceremonisë së mbajtur në ambientet e kompleksit “Turgut Ozal” në Tiranë. Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share