arrow

news

Njoftim mbi zgjatjen e afateve tė aplikimeve pėr Semestrin Veror 2013-2014

May 26th, 2014

Do të donim t’Ju informonim se afati i fundit për aplikimet për para-regjistrimet për Semestrin Veror për vitin akademik 2013-2014 programin Bachelor është zgjatur deri më 2 qershor 2014.

Data të rëndësishme para fillimit të Semestrit Veror:
12 maj-2 qershor         Periudha para-regjistrimi për Semestrin Veror
3 qershor                       Shpallja e kurseve që do të hapen në Semestrin Veror
04-07 qershor               Regjistrimi i kursit dhe pagesa e tarifës së shkollimit për Semestrin Veror

Ju lutem vini re se që të hapet një kurs (lëndë), duhet që minimumi 5 studentë të rregjistrohen të në kursin në fjalë.

Vetëm kurset e "praktikës verore" që do të hapen në Semestrin Veror 2013-2014 nuk janë subjekt i kuotës minimale prej 5 regjistrimeve.

Tarifat e semestrit veror për vitin akademik 2013-2014 do të jenë:

  • 30 Euro për ECTS për Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative;
  • 40 Euro për ECTS për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë

Për çdo pyetje të mëtejshme apo informacion më të detajuar në lidhje procedurat për Semestrin Veror, studentët mund të kontaktojnë pranë departamenteve përkatëse.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share