arrow

news

Njoftim - Fillojnė aplikimet pėr Programin e Shkėmbimit tė Studentėve

October 31st, 2013

Universiteti Epoka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një numër të madh universitetesh ndërkombëtarisht të njohur dhe shumë të vlerësuar. Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Epoka dhe universiteteve të tjera ndërkombëtare janë me interest të përbashkët dhe kanë si qëllim kryesor nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, veçanërisht në aspekte që lidhen ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucioneve të arsimit të lartë.  Paralelisht bashkëpunimit në promovimin dhe lehtësimin e metodave të mësimdhënies, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera akademike, Epoka University ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e studentëve me shumë universitete, me qëllim që t’u të ofrojë studentëve të saj mundësinë për të studiuar jashtë vendit, si pjesë e programit të arsimimit të tyre.

Programi i Shkëmbimit të Studentëve, është i mundur vetëm përmes një marrëveshjeje të ndërsjelltë të nënshkruar nga Universiteti Epoka dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë që marrin përsipër tëp resin studentët. Pa një marrëveshje të tillë, Programi i Shkëmbimit të Studentëve nuk mund të realizohet.

Programi i Shkëmbimit të Studentëve ka një kohëzgjatje kohore një semestër. Në këtë rast, studenti duhet të jetë i regjistruar në Universitetin Epoka dhe duhet të deklarojë lëndët e zgjedhura prej tij/saj në departamentet përkatëse.

Afati i Aplikimit
Aplikimet për Semestrin e dytë të Vitit Akademik 2013-2014 nis nga data 1 nëntor dhe vazhdojnë deri më datë 15 nëntor 2013.

Kriteret e aplikimit
Çdo student i Universitetit Epoka gëzon të drejtën të konsiderohet si një kandidat i mundshëm për Programin e Shkëmbimi të Studentëve. Departamentet, fakultetet dhe Dekani i Studentëve gëzojnë të drejtën e vendimmarrjes përfundimtare për listën e studentëve që do të përfitojnë nga mundësitë e Programit të Shkëmbimit të Studentëve.

Secili student që dëshiron të përfitojë nga mundësitë e Programit të Shkëmbimit të Studentëve, ai/ajo duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  1. Studenti duhet të jetë në vitin e dytë, tretë, apo të katërt - për studentët e programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë - në vitin e pestë akademik të arsimit të tij/saj ose studenti duhet të ketë përfunduar 60 kredite (ECTS) dhe nuk duhet të jetë duke ndjekur semestrin e fundit të studimeve;
  2. Studenti duhet të ketë një mesatare të përgjithshme prej të paktën 2,40 nga 4,00;
  3. Studenti duhet të plotësojë forlumarin aplikimin (Outgoing Student Application Form) dhe të dorëzojë formularin së bashku me dokumentet e kërkuara pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë brenda afatit kohor të shpallur;

Lista e dokumenteve

  • Formulari i plotësuar i aplikimit
  • Transkripti akademik
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës ose çertefikatës së lindjes
  • Firma e koordinatorit të kursit në formularin e miratuar
  • Një deklaratë 500 fjalë mbi qëllimin
  • Formulari i aplikimit të Universitetit pritës

Dosja e aplikimit (kopja fizike), duhet të dorëzohet:

Alba GERDECI
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë (E 117)
Tel: +355 4 2232 086 Ext: 1114
E-mail: iro@epoka.edu.al

*Për t’u njohur me listwn e universiteteve pritës, ju lutem klikoni List of Universities MoU
**Për një informacion më të detajuar rreth programeve të Shkëmbimit të Studentëve, hyrëse dhe dalëse, ju lutem referohuni rregullores Epoka University Student Exchange Regulation.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share