arrow

news

Njė pasuri e vecantė nė dru dhe spango

November 22nd, 2014

Njė pasuri e vecantė nė dru dhe spango

Njė pasuri e vecantė nė dru dhe spango

Në kuadër të 102-vjetorit të pavarësisë së Shqiperisë, shkolla e mesme ‘Ismail Qemali’ në bashkëpunim me klubin studentor ARKIspace club nga Universiteti Epoka realizuan një ekspozitë të veçantë.
Entuziast për këtë mundësi dhe të ndërgjegjshëm për vlerën e organizimit të mire bordi i shkollës së mesme u përfshi në këtë inisiativë duke vendosur të konsultonte strukturën e ekspozitës me studentët e Universitetit Epoka. Projekti synon të nxjerrë në pah historinë e Shqipërisë duke filluar që nga përpjekjet e Ismail Qemalit për pavarësinë e vendit e duke vazhduar deri në ditët e sotme. Për më shumë, synimi është ilustrimi i pasurive të kujtesës sonë kombëtare, duke forcuar kështu ndjenjën e përkatësisë të kombit Shqipëtar dhe ndarjes së të njëjtave rrethana. Një organizim përmbylli projektin duke mbledhur së bashku studentët e shkollës së mesme, anetarët e klubit studentor ARKIspace club si dhe përfaqësues të zyrës së promocionit pranë Universitetit Epoka.
Dedikimi dhe puna kërkimore e ekipit ARKIspace e kombinuar me interesimin mbi detajet nga ana e studentëve të shkollës së mesme mundësoi ngritjen e një strukture ekspozimi të menduar mirë, si nga ana praktike dhe ajo estetike. Ekspozita është një kompozim krijues me dru dhe spango, e cila shtrihet në tre drejtime përgjatë sallës së hyrjes së shkollës. Ajo shpalos një seri fotografish domethënese, e ndarë në tre grupe kryesore të lidhura me tre periudhat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Ato janë Shqipëria përpara 1912, Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës dhe Shqipëria post komuniste e periudhës së tranzicionit. Ekspozita është bërë tashmë një pasuri e veçantë e shkollës 'Ismail Qemali'. Klubi studentor ARKIspace është mirënjohes për këtë mundësi bashkëpunimi me vlerë të përjetuar dhe si një mënyrë për shkëmbim social dhe punë në grup.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share