arrow

news

Njė delegacion nga Universiteti “Epoka” mori pjesė nė Kongresin e Tretė Ndėrkombėtar mbi Tendencat nė Arsimin e Lartė

June 3rd, 2013

Më 31 maj – 1 qershor 2013, një delegacion nga Universiteti “Epoka” i përbërë nga Prof. Dr. Remzi ALTIN, Rektor i Universitetit “Epoka”, Prof.Dr. Güngör TURAN, Dekan i Fakultetit të Shkencave  Ekonomike dhe Administrative si dhe Assist. Prof. Dr. Yavuz YARDIM, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, mori pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar mbi Tendencat në Arsimin e Lartë “Universiteti Inovativ dhe Sipërmarrës” mbajtur në Stamboll, Turqi.

Kongresi u organizua nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti “Fatih” në Turqi.Qëllimi i Kongresit ishte që të formonte një forum unik ndërkombëtar për të diskutuar parashikimet dhe trendet e reja rreth konceptit të  Universitetit Inovativ dhe Sipërmarrës në botë si dhe për të shqyrtuar problemet dhe sfidat e arsimit të lartë dhe gjetjen e disa zgjidhjeve inovative.

Në kuadër të Kongresit, anëtarët e delegacionit të Universitetit “Epoka” patën mundësinë për të pasur takime me rektorë dhe akademikë nga vende të ndryshme me të cilët diskutuan në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit me qëllim arritjen e perspektivave të reja dhe strategjike në arsimin e lartë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share