arrow

news

Nisja e projektit Erasmus + “Njohuri mbi Qytetet Rezilente (elastike)” K-Force

December 20th, 2016

Nisja e projektit Erasmus + “Njohuri mbi Qytetet Rezilente (elastike)” K-Force

Nisja e projektit Erasmus + “Njohuri mbi Qytetet Rezilente (elastike)” K-Force

Takimi i parë ndërkombëtar i projektit Erasmus + "Njohuri për shoqërinë Rezilente (elastike)" - K-FORCE, u mbajt më 12-14 Dhjetor2016 në Novi Sad, Serbi. Universiteti i Novi Sadit, koordinatori i projektit të K-FORCE, zhvilloi këtë event tre-ditor në ndërtesën e Universitetit Qendror, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Teknike. Në këtë projekt, Universiteti Epoka merr pjesë si institucion partner.
Propozimi i projektit K-FORCE është përzgjedhur për financim nga programi ERASMUS + ndërtimin e kapaciteteve të Arsimin e Lartë. Projekti ka filluar të zbatohet në tetor 2016, dhe do të zgjasë për tre vjet. Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të nxisë modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin në Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe fushën Inxhineri Sigurim Zjarri AL në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të arrihet përmes zhvillimit të studimeve të reja Master të cilat do të zbatohen në gjashtë IAL në rajon dhe studimet PhD  e realizuara në UNS, Fakulteti i Shkencave Teknike (FTS) si dhe nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të njohurive të stafit që tashmë punojnë në këtë fushë përmes kurseve të zhvilluara rishtazi.
Në ditën e parë të këtij eventi u organizua një konferencë hapjeje ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet partnere, Universiteti dhe Drejtuesit e Fakultetit, qeveria Kryesore e Vojvodinës, studentë, përfaqësues të mediave si dhe mbështetës të tjerë të këtij projekti.
Dita e dytë i’u  dedikua menaxhimit, kontrollit të cilësisë, planit të shpërndarjes dhe planit të veprimit për gjashtë muajt e ardhshëm të projektit. Përveç kësaj, u diskutua gjithashtu për aspektet e menaxhimit financiar dhe teknik të zbatimit të projektit.
Përfaqësuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë te WBC( Universiteti I Novi Sad, , Shkolla e Larte Teknike e studimeve Profesionale e Novi Sad,Universiteti I Tuzla, , Universiteti Banja Luka, Universiteti I Tiranës,  Universiteti Epoka, marrin pjesë ne Takimin e Bordit të Ballkanit Perëndimor më date 14 Dhjetor. Në këtë mbledhje pati konsultime bilaterale ne aspekte të ndryshme të projektit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share