arrow

news

Nisin aplikimet pėr shkollėn verore 2012-2013

April 9th, 2013

Lista e kurseve të mundshme që pritet të hapen gjatë semestrit veror 2012-2013 është si më poshtë.

Duke filluar nga data 15 Maj 2013 deri më datë 24 maj 2013, të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen në kurset e mëposhtshme duke aplikuar pranë Zyrës së Rregjistrimit, duke paguar të paktën 50% të tarifës së shkollimit përkatës.

Kurset e mundshme që pritet të hapen gjatë semestrit veror 2012-2013 janë si më poshtë:

 

NR KODI I KURSIT EMRI I KURSIT
1 BUS 105 HYRJE NË LIGJIN
2 BUS 131 SHKENCAT E SJELLJES
3 BUS 201 STATISTIKA I
4 BUS 203 E DREJTA E BIZNESIT 
5 BUS 211 MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I KONTABILITETIT FINANCIAR
6 BUS 231 KONTABILITETIT FINANCIAR I
7 BUS 221 MARKETING
8 ARCH 231 STATISTIKA DHE FORCA E MATERIALEVE
9 ARCH 301 PROJEKTI I KONSTRUKTUKSIONEVE ARKITEKTURORE
10 ARCH 401 STUDIO E AVANCUAR E DIZENJIMIT I 
11 CEN 111 HYRJE NË ALGORITME DHE PROGRAMIM
12 CEN 213 PROGRAMIM I ORIENTUAR OBJEKTI ME JAVA
13 CEN 254 STRUKTURA E TË DHËNAVE 
14 CEN 281 QARQET ELEKTRIKE & ELEKTRONIKE
15 MTH 101 KALCULUES I
16 MTH 201 EKUACIONET DIFERENCIALE
17 PHY 101 FIZIKE E PËRGJITHSHME I

 

 

 

Pas plotësimit të procedurave të lartpërmendura, studentët gjithashtu do të duhet të bëjnë regjistrimin e kursit të semestrit të verës në https://sais.epoka.edu.al/ (SAIS) gjatë periudhës 27-28 maj, 2013.

 

Tarifat e semestrit veror për vitin akademik 2012-2013 do të jenë si më poshtë:

  • 30 Euro për ECTS për Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative;
  • 40 Euro për ECTS për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë;

Për ndonjë pyetje apo informacion më të detajuar në lidhje procedurat për semestrin veror, studentët mund të kontaktojnë pranë departamenteve përkatëse ose pranë zyrës së Dekanit të Studentëve.

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share