arrow

news

NIMBUS, aplikacioni fitues i Startup Live Tirana #6

May 25th, 2017

NIMBUS, aplikacioni fitues i Startup Live Tirana #6

NIMBUS, aplikacioni fitues i Startup Live Tirana #6

Edicioni i 6 Startup Live Tirana u mbajt në 19-21 Maj në ambientet e Tirana Business Park. Startup Live Tirana inkurajon student dhe njerëz të moshave të ndryshme të marrin pjesë dhe të zhvillojnë idetë e tyre nëpërmjet punës intensive në skuadër. Fillimisht, ata krijojnë skuadrën e tyre, sjellin një ide biznesi, punojnë me Business Canvas Model dhe prezantojnë idenë e tyre përpara një jurie të specializuar ditën e fundit të eventit.
Fituesi i madh i këtij viti është “NIMBUS”, një sistem online për rezervimin e autobusave që ofron shërbime rezervimi dhe transporti duke siguruar një akses të besuar, informacion të gatshëm për çmimet dhe të gjithë kompanitë e transportit të autobusave që operojnë aktualisht në Shqipëri. Pjesëtarët e skuadrës ishin: Nensi Dosari, Mario Arizaj, Evis Dosari dhe Aldaro Deme. Nensi dhe Mario janë aktualisht studentë të vitit të dytë në Programin Informatikë-Ekonomike ndërsa Evis dhe Aldaro janë të diplomuar nga Programi i Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit Epoka.
Çmimi konsiston në një program përshpejtues 6-mujor të ofruar nga Albanian Innovation Accelerator, 1-muaj kohë përdorimi të zyrave pranë Tirana Business Park pa pagesë, “Voucher Marketing” nga faqja e mirënjohur njoftime.al, mentorim 6-mujor në web design dhe programim nga kompania T&Soft, si edhe çmimi i madh i mundësuar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Innovation Hub prej 500.000 ALL. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share